S’ka më dyshime, Sarri zyrtarizohet si trajner i Juventusit

Ka përfunduar “telenovela” mbi zëvendësuesin e Massimiliano Allegri-it si trajner i ri i Juventusit. Mauriozio Sarri është zyrtarizuar sot në krye të “Zonjës së Vjetër”.

Klubi bardhezi i ka uruar mirëseardhjen ish-teknikut të Chelsea, që ka firmosur me Juven një kontratë tre vjeçare që përfundon në vitin 2022.

Kujtojmë që Sarri ka drejtuar më herët në Itali Napolin, skuadër që rivalizoi Juven deri në javët e fundit të kampionatit.

Natyrisht që kur bëhet fjalë për një ekip si Juve sfidat janë të mëdha, ku objektivi kryesor do të jetë fitimi i Ligës së Kampionëve, trofeu aq shumë i dëshiruar prej juventinëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet