
Arben Rrozhani
Shqipëria u skualifikua mbrëmë në Eurovision, duke mos shkuar në finale, si asnjëherë më parë, por fati i saj ishte vendosur më 29 dhjetor 2021, kur kënga “Sekret”, me tekst, muzikë dhe e kënduar nga Ronela Hajati u shpall fituese e Fest 60 në RTSH.
Ai nuk ishte një vendim individual, por i grupit të përbërë prej Anxhela Peristerit, Agim Doçit, Anxhela Faberit, Osman Mulës, Rozana Radit, Olsa Toqit dhe Olti Currit, që kishin për detyrë t’i gjykonin këngët në garë nga muzika, teksti, orkestrimi dhe interpretimi i këngëtarëve.
Kënga e Ronelës vërtet mori çmimin nga juria, por publiku nuk u pajtua me të, as kritikët që jo më kot krahas fjalëve pyesin se çfarë teksti ishte ai që u këndua.
Ronela e mbrojti krijesën e saj, siç bën çdo fitues, madje duke sulmuar kritikët: “Fitorja e festivalit ka qenë gjëja më e saktë që më ka ndodhur në këtë periudhë. Kemi punuar aq shumë për këngën “SEKRET” e prapë s’jam e kënaqur akoma. Performanca ime është për herë të parë trending në Europë, si asnjëherë. Komentet e shumta nga të huajt jan 95 për qind pozitive. Kontestime? Gjithmonë do ketë, totalisht normale! Por urrejtje nga artistë për një vajzë që ka punuar me vite të tëra për shumë artistë të tjerë, për tekste të mrekullueshme, melodi të mirë është e neveritshme dhe diabolike. Do thoni kujt i plas? Mua! Mua që kam sakrifikuar gjërat më të shtrenjta për t’i pëlqyer publikut! Komentet e këqija kanë qenë minimale, por të gjitha nga adresa shqiptare. Më falni të gjithë ju “poetët” që zhargonin e keni të mrekullueshëm! Një artist i vërtetë e ka zemrën e madhe e të bukur, jo të ligë! Një artist i vërtetë nuk ble as tekste as muzike, por ulet dhe punon!”-shkruante Ronela në ditën e parë të vitit 2022. E bindur se juria e kishte vlerësuar me të drejtë dhe se në Eurovision do të trondiste skenën, sic edhe nuk ndodhi.
Për ata që ende nuk kanë marrë vesh ndonjë fjalë pas këndimit të këngës këto 5 muajt e fundit, teksti i “Sekret” është si më poshtë:
Hey
A i kujton ato netë?
Mbetën vetëm sekret
Hey, hey, heyyy
Po vjen djali nga malet
Dhe tek unë sot do falet
Nuk e di a do ndalet
Hajde ti, hajde ti
T’i falim mëkatet
Për këtë vajzën do vije
Dhe krejt botën ta lije
Unë jam diell nuk jam hije
Ti je i jemi djalë prej Shqipërie
Refreni
Hey
A i kujton ato netë?
Mbetën vetëm sekret
Baby shija jote, shijes sime peng i ka mbet
Hey
A i kujton ato netë?
Nuk janë mo një sekret
Unë nuk e di, nuk e di si kam mu ni
Nuk e di si për tjetrën m’ke lon?
Edhe sot unë po du me ta thon
Edhe 1
Edhe 2
1 2 3 ta marrsha
Ma ke bo jetën si lojna
Avion
Ma ka lon, ma ka lon
Nuk du nji tjetër
Se pishmon
Ma ka lon, ma ka lon
Refreni
Hey
A i kujton ato netë?
Mbetën vetëm sekret
Baby shija jote, shijes sime peng i ka mbet
Hey
A i kujton ato netë?
Nuk janë mo një sekret
Unë nuk e di, nuk e di si kam mu ni
Nuk e di si për tjetrën m’ke lon?
Edhe sot unë po du me ta thon
Edhe 1
Edhe 2
1 2 3 ta marrsha
Ma kadalë, ma kadalë ej
Sot ne merremi me brekët ngjyrë pane të Ronelës, paçka se me brekë, por të zeza, na u prezantua edhe në dhjetor.
Kënga e saj u kritikua ashpër se ishte pa tekst, pa muzikë dhe në vend të intepretimit një ulërimë e pafund. Në Torino, ashtu siç vërejti me të drejtë trasmetuesi EBU, ishte shtuar edhe ekspozimi i tepërt që çoi në censurimin e një fotoje, por që nuk arriti të disiplinonte koreografinë +18 të grupit që përfaqësoi Shqipërinë.
Ronela e kreu detyrën: këndoi siç di, me mish dhe me shpirt, kërceu me ulërima në kupë të qiellit, në emër të atdheut, sepse këtë mision i kishin besuar, padrejtësisht.
Ndaj, nuk duhet të fajësojmë Ronelën dhe as Ronelat e çdo fushe që përfaqësojnë Shqipërinë. Gishti duhet drejtuar mbi ata që i zgjedhin që ta fundosin vendin, pasi janë zhytur vetë deri në fyt në mediokritet, injorancë, mitëmarrje dhe degjenerim. Kjo është lëngata e muzikës shqiptare, si e çdo fushe tjetër dhe duhet të merremi me promovuesit, jo të promovuarit.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply