×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Sizmologu Aliaj, pse ra tërmeti në Adriatik

Intervista/ Sizmologu Shyqyri Aliaj shpjegon natyrën e tërmetit 5.6 ballë. Epiqendra, rreziku sizmik dhe akumulimi i energjisë që shkaktoi lëkundjet e forta. Pse nuk mund të parashikohen dhe mundësitë për lëkundjet në vijim

Enida Vërça

Sizmologu Shyqyri Aliaj në një intervistë për gazetën “Shekulli” shpjegon anën teknike të tërmetit, i cili tronditi Shqipërinë pasditen e së shtunës. Ai thotë se rreziku tashmë ka kaluar dhe e gjithë kjo situatë erdhi si pasojë e çlirimit të energjisë së akumuluar prej vitesh, duke bërë që të shpërthejë një energji e fortë në sipërfaqen tokësore. Aliaj sqaron se ky tërmet është në një pozicion të veçantë, sepse është në kontaktin e dy pllakave tektonike. “Trualli ynë, vjen duke zënë pjesën kontinentale, nga perëndimi i Durrësit, duke përfshirë kodra, male dhe më pas ngrihen malet deri në lindje duke përbërë një pllakë e cila ka pasur evolucionin e saj. Merr rrudhosje, shkëputje pafund dhe është kthyer në një pllakë me pllakën e madhe euro-aziatike. Ndërsa pjesa perëndimore, duke përfshirë detin Adriatik është një pllakë e Adrias, e cila në këtë kontakt ku kanë rënë këto tërmete, pllaka e Adrias shkon poshtë pllakave të tjera. Pra, është një marrëdhënie që ndërtohet mes pllakave dhe këtyre tegeleve. P. sh u çlirua energjia sizmike, mund të vazhdojnë tërmete e vegjël deri në një muaj, toka bie në qetësi dhe për një periudhë shumë të gjatë fillon të akumulojë energjinë. Në Durrës, që nga viti 1930 nuk kemi pasur më tërmete të fuqishme. Kjo tregon që ka një periudhë të akumulimit të energjisë për një kohë të gjatë dhe më pas nis çlirimi i saj. Duke qenë tegel i tillë tektonik, duhet kushtuar një vëmendje, për të marrë masa si ne që jemi sizmologë, por edhe njerëzit e tjerë, duhet të informohen”, thotë ai.

Rreziku sizmik

Por a është Shqipëria një vend me rrezikshmëri të lartë sizmike? Për këtë pyetje, sizmologu Aliaj thotë se vendi ynë ka një rrezikshmëri sizmike mesatare dhe nuk mund të klasifikohemi në vendet me problematikë të lartë. “Si fillim, ne duhet të njohim rrezikun sizmik në vendin tonë. Në rastin tonë, ky tërmet ishte mesatar, jo nga më të fuqishmit që ka vendin jonë. Në Shqipëri, tërmeti më i madh që njihet në vendin tonë me magnitudë 6.9. me15 prill të1979, në zonën kufitare Mali i Zi-Shqipëri. Duhet thënë një gjë, që shkalla Rihter e magnitudave kalon deri në 9. Rreziku sizmik i vendit tonë në tërësi mund të konsiderohet një rrezik sizmik mestar, jo maksimal”, sqaroi ai. Më tutje thotë se tërmete të cilat kanë pasoja të rënda në rrafshimin dhe shkatërrimin e vendit, Ballkani nuk ka pësuar në historinë e vet. “Tërmete të tillë që rrafshojnë, Ballkani nuk ka në historinë e vet. Sizmologu grek është unikal në veten e tij, i cili jep parashikime të tërmeteve që nuk janë verifikuar asnjëherë, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vende të tjera”.

Situata

Në këtë intervistë, sizmologu thotë se situata në të cilën ndodhemi është drejt përmirësimit, duke deklaruar se rreziku më i madh tashmë ka kaluar. “E gjithë situata në ecurinë e deritanishme tregon se aktiviteti sizmik vjen duke u ulur. Vatra po e çliron energjinë që ka dhe rreziku nuk është më i madh dhe nuk pritet të ketë më tërmete të kësaj natyre”, nënvizon Aliaj. Më tej thotë se energjia e akumuluar për një kohë të gjatë ka nisur të çlirohet, dhe ajo gradualisht do të shuhet, duke mos pasur më aktivitet sizmik. “Duhet kuptuar që tërmete të vegjël që nuk i ndjejnë njerëzit ka kudo. Por ajo që unë di të them është që nuk ka më rrezik”, sqaron mes të tjerash.

Ngjarja

Në fjalën e tij, sizmologu sjell në vëmendje edhe ngjarjen e ndodhur tre ditë më parë. “Nga njoftimet e dhëna prej rrjetit sizmologjik evropian-mesdhetar, i cili regjistron magnitudën, apo intensitetin, rezulton se numri i tërmeteve është mjaft i lartë. Goditja e parë e cila u tha me magnitudë 5.8 rezultoi se ishte me 5.6 magnituda me shkallë Rihter dhe intensiteti u vlerësua 7. Ndërsa, goditja e dytë e cila erdhi 10 minuta më vonë e kishte manigtudën 5.2. U vlerësua 6 ballë, por mund të jetë edhe 7 për shkak të goditjeve që ai pati. Më pas vazhduan pasgoditjet, me manigtudë 4.7, 4.9. Një natë më parë qe tërmeti me mangitudë 4.4. Më pas të gjitha goditjet e tjera kanë qenë me magnitudë nën 4, me të lehta të cilat nuk kanë qenë të rrezikshme. Në këtë ngjarje janë regjistruar edhe tërmete të vegjël me magnitudë nën 3 të cilët vazhdojnë”, përfundoi ai.

Parashikimi i tërmeteve

Në këtë intervistë për gazetën “Shekulli”, sizmologu Shyqyri Aliaj thotë se është e pamundur që të parashikohet një dukuri e tillë natyrore, siç është tërmeti. “Nuk mund të parashikosh tërmete me metoda shkencore”, nënvizon ai. Më tej thotë se janë vetëm katër vende në bot të cilët investojnë seriozisht, për të arritur parashikimin e kësaj dukurie dhe ende nuk kanë arritur që në rezultatet të ketë gjetje reale. Janë katër vende janë në bot: Amerikë, Austri, Japoni, Kina të cilat bëjnë investime shumë serioze për parashikim e tërmeteve. Edhe këto vende janë shumë të rralla për rastet, që mund të parashikohen. Një vend si Shqipëria e cila, nuk është e prekur në mënyrë të shpeshtë nga tërmetet nuk mund të kemi mjete të tilla të cilat mund të parashikojnë” , thotë ai. Aliaj thotë se pavarësisht panikut të shkaktuar te njerëzit, duhet të ruhet qetësia dhe të mos hamendësohet për ngjarje tronditëse, pasi askush nuk mund të jetë në dijeni të një fenomeni të tillë.

1528 banesa të dëmtuara, 50 të shkatërruara

Tërmeti i tre ditëve më parë me epiqendër në Detin Adriatik me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter, ka shkaktuar dëme të mëdha në familjet shqiptare. Lidhur me situatën kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, ka publikuar shifrat e para të dëmeve të shkaktuara nga tërmetet e fuqishme të regjistruara në vend përgjatë dy ditëve të fundit. Bazuar në të dhënat e raportit të fundit operativ që ka mbërritur në institucionin e Emergjencave Civile, Çako bën me dije se numërohen rreth 1528 objekte të dëmtuara, nga të cilat 50 banesa janë shkatërruar plotësisht. “Nga raporti i fundit operativ, rezulton që janë raportuar 1528 objekte të dëmtuara, nga të cilat janë shkatërruar plotësisht 50 banesa, kryesisht në zonat rurale, janë plasaritur rreth 160 pallate, një qendër shëndetësore, 34 shkolla, 13 universitete publike, 2 kabina elektrike, 1 magazinë, 2 ura, 4 automjete. Mjetet u dëmtuan nga rënia e suvave dhe materialeve të ndryshme. Janë një sërë fshatrash të Durrësit, por edhe të Tiranës, Ndroqit, Vorës, Maminasit, ku banesat janë shkatërruar” tha ndër të tjera Çako. Tri tërmete të fuqishme tronditën vendin të shtunën, mes të cilëve njëri ka qenë me magnitudë 5.8 Rihter dhe intensitet mbi 7.5 ballë, i lokalizuar 30 km në veri të qytetit të Durrësit. Tërmeti me epiqendër në Detin Adriatik vetëm pak kilometra nga qyteti i Durrës ishte i një magnitude 5.8 të shkallës Richter dhe intensitet prej 7.5 ballësh. Lëkundjet u ndjenë në disa qytete të vendit, ku qytetarët kanë dalë menjëherë nga banesat në frikësuar duke qëndruar për një kohë të gjatë në rrugë. Goditja e parë e tërmetit u pasua dhe nga disa të tjera me intensitetit më të ulët. E dyta ishte 10 minuta me pas, 5.3 ballë. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, ky është tërmeti më i forti i shënuar në vend në harkun e 20-30 vjetëve të fundit. Lëkundjet janë ndjerë në Tiranë, Gjirokastër, Pogradec, Fier, Dibër e Shkodër. Situata ka krijuar panik te banorët. Mijëra qytetarë mbushën rrugën në të katër anët e vendit. Si pasojë e lëkundjeve sizmike, të paktën 105 persona mbetën të lënduar, si edhe u shënuan dëme të shumta materiale. Tërmetet vijuan edhe përgjatë ditës së djeshme, por me një intensitet gjithnjë e në ulje.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Covid hyn në shkollat e Bulqizës, infektohen mësuesit, pritet pezullimi i mësimit

Covid hyn në shkollat e Bulqizës, infektohen mësuesit, pritet pezullimi i mësimit

Publikuar më 18.09.2020
Në shkollën “Shefqet Tançi” në Bulqizë kanë rezultuar me Cov...

Në shkollën “Shefqet Tançi” në Bulqizë kanë rezultuar me Covid-19 katër mësues. Nisur nga rezultati në fjalë i tamponëve pritet që të pezullohet procesi mësimor. Kjo mbyllje do të vijë fare pak ditë pas çeljes së shkollave. Deri më tani numri i personave të prekur me virusin e ri në këtë qark ka shkuar në […]

Lexo më shumë

“Duam paret tona!”, nis protesta e naftëtarëve, përplasen me policinë

“Duam paret tona!”, nis protesta e naftëtarëve, përplasen me policinë

Publikuar më 17.09.2020
Punonjësit e rafinerisë së Ballshit kanë rinisur protestat e...

Punonjësit e rafinerisë së Ballshit kanë rinisur protestat e tyre teksa ndodhen para Ministrisë së Energjitikës. Ata protestojnë me pankarta në duar dhe me thirrjet, ”duam paret tona, mos i prekni punëtorët”. Në protestë ka dhe forca policore të cilët janë përlpasur me naftëtarët. Ajo që bie në sy është fakti që të gjithë punonjësit […]

Lexo më shumë

Hapja e shkollave në kohë pandemie, mjeku tregon dhëna që japin shpresë

Hapja e shkollave në kohë pandemie, mjeku tregon dhëna që japin shpresë

Publikuar më 15.09.2020
Shqetësimit të madh të te prindërve dhe familjarëve për një ...

Shqetësimit të madh të te prindërve dhe familjarëve për një rrezik të shtuar nga hapja e shkollave dhe ankthit që i shoqëron nëse fëmijët infektohen dhe e sjellin virusin në shtëpi u përgjigjet me shifra dhe fakte mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti. Me një postim të gjatë në faqen e tij në Facebook, mjeku Alimehmeti numëron […]

Lexo më shumë

Nesër në shkollë, psikologët: Këto janë disa mënyra si t’u tregojmë fëmijëve që të mbrohen nga Covidi

Nesër në shkollë, psikologët: Këto janë disa mënyra si t’u tregojmë fëmijëve që të mbrohen nga Covidi

Publikuar më 13.09.2020
14 shtatori shënon nisjen e vitit shkollor. Psikologët ndajn...

14 shtatori shënon nisjen e vitit shkollor. Psikologët ndajnë me “Shekulli”-n disa sugjerime se si t’u shpjegohet fëmijëve zbatimi i protokolleve anti-Covid për ruajtjen e shëndetit të tyre dhe familjarëve. “Nëse nuk duam të kemi fëmijë me shqetësime psikologjike ku dëmi do ishte edhe më i madh dhe rehabilitimi më i vështirë, atëherë, psikologët duhet […]

Lexo më shumë

Ishte i infektuar me Covid, ndërron jetë kirurgu i njohur

Ishte i infektuar me Covid, ndërron jetë kirurgu i njohur

Publikuar më 13.09.2020
Është ndarë nga jeta kirurgu i Sanatoriumit Agron Menzelxhiu...

Është ndarë nga jeta kirurgu i Sanatoriumit Agron Menzelxhiu. Lajmin e ka konfirmuar kolegu dhe njëkohësisht kushëriri i tij, mjeku Petrit Vargu. Mësohet se Menzelxhiu prej ditësh ishte në gjendje të rëndë, pasi ishte infektuar me Covid-19. “Agron Menzelxhiu djali tezes sime!Si na le! Doktori i palodhur që s’ia kurseve ndihmën askujt!Si mund të ikësh […]

Lexo më shumë

Sëmundja i rrezikon jetën, vëllai bën apel për të shpëtuar motrën: Më ndihmoni të kthejmë Alesian në shtëpi! (Video)

Sëmundja i rrezikon jetën, vëllai bën apel për të shpëtuar motrën: Më ndihmoni të kthejmë Alesian në shtëpi! (Video)

Publikuar më 11.09.2020
Denis Zeqollari bën apel në gazetën “Shekulli” për të mbledh...

Denis Zeqollari bën apel në gazetën “Shekulli” për të mbledhur fonde pasi motra e tij, Alesia vuan nga një mutacion gjenetik në palcën kurrizore dhe po ashtu ka probleme me mushkrin. Operacioni do të kryet në Turqi dhe nevojiten 30 mijë euro për këtë ndërhyrje. Enida Vërça Alesia Zeqollari është vetëm 1 vjeç e gjysmë […]

Lexo më shumë

Shqipëria, ndër vendet me nivel më të ulët vetëvrasjesh në Europë

Shqipëria, ndër vendet me nivel më të ulët vetëvrasjesh në Europë

Publikuar më 11.09.2020
Shqipëria renditet ndër vendet që ka një nivel të ulët vetëv...

Shqipëria renditet ndër vendet që ka një nivel të ulët vetëvrasjesh në krahasim me shtetet e tjera të Europës. Shqipëria kishte në vitin 2017, kur bëhet raporti i gjithë të dhënave, 7.5 vetëvrasje për 100 mijë banorë, duke u renditur ndër 10 vendet që e kanë më të ulët këtë tregues dhe në krahasim me […]

Lexo më shumë

Shtohen rastet e reja me Covid, ulet numri i viktimave në vend

Shtohen rastet e reja me Covid, ulet numri i viktimave në vend

Publikuar më 10.09.2020
Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën dy persona dhe janë re...

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën dy persona dhe janë regjistruar 156 raste të reja. Një 83 vjeçare nga Shkodra dhe një 87 vjeçare nga Tirana nuk e fituan dot betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 870 testime për të dyshuar të prekur nga […]

Lexo më shumë