Situatë e rëndë politike në Venezuelë, arrestohen liderët e opozitës

August 1, 2017

Raportohet se zyrtarët e sigurisë në Venezuelë i kanë arrestuar dy liderë opozitarë pas zgjedhjeve kundërthënëse për formimin e një organi për hartimin e tekstit të kushtetutës.

Të afërmit e liderëve politikë, Leopoldo Lopez dhe Antonio Ladezma, thanë sot se ata ishin marrë nga shtëpitë e tyre në bastisjet gjatë natës. Ky zhvillim ka ndodhur dy ditë pasi votimi kundërthënës, i dhunshëm dhe në masë të madhe i injoruar, për një asamble kushtetuese, është përcjellë me protesta të gjëra, në të cilat janë vrarë së paku 10 vetë. Presidenti i Venezuelës, Nicholas Maduro, e ka formuar këtë asamble për rishkrimin e kushteturës për shkak të protestave antiqeveri. Por, partitë opozitare kanë bërë thirrje për bokjot të këtyre zgjedhjeve, duke thënë se krijimi i asamblesë do ta lejonte presidentin majtist Maduro, që ta anashkalonte legjislaturën, nën kontrollin e opozitës, dhe do ta maksimalizonte pushtetin e tij.

Dje, Shtetet e Bashkuara kanë imponuar sanksione financiare kundër Maduros, duke e quajtur atë “diktator”, i cili është kërcënim për demokracinë në vendin e tij. /Rel/

/D.Xh/