Situatë e rëndë në Librazhd, Shkumbini del nga shtrati, disa fshatra pa drita (FOTO)

Foto 1 nga 4 Pas Para

Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar probleme në zonën e Librazhdit, ku raportohet se prurjet në Shkumbin janë rritur shumë gjatë natës dhe për këtë shkak lumi është fryrë shumë.

Mësohet se në orët e mëngjesit ujërat kanë dalë nga shtrati i tyre duke përmbytur dhjetëra hektarë tokë bujqësore.

Për shkak të reshjeve të shumta, është shembur një urë në Hotolisht, ndërsa në rrugën Librazhd-Përrenjas, ka rënie të shumta dherash e gurësh, duke e bërë të vështirë lëvizjen e mjeteve.

Ndërkaq shumë fshatra të Librazhdit janë në terr pasi është ndërprerë energjia elektrike.

Të tjera

Një farsë kosovare

Nga Agron Bajrami Në Kosovë, ka kohë që nuk përbën kurrfarë befasie kur politikanët shkelin fjalën e dhënë, abuzojnë me…

Abissnet