Situata/ Bota ‘e pushtuar’ nga koronavirusi, 21 mijë e 291 viktima

COVID-19 është kryefjala e kohëve të fundit nëpër botë dhe në vendin tonë. Numri i viktimave dhe i të prekurve po rritet ndjeshëm kudo. Sipas wordometers.info numri i të infektuarve nga koronavirusi ka shkuar në 472,802 dhe ai i viktimave në 21,291, ndërsa të shëruar janë 114,703.

Ndërkohë, në territorin e Kinës janë regjistruar 11,061 viktima dhe mbi 82 mijë të infektuar.

Italia është bërë vendi më i prekur nga koronavirusi. Në vend tashmë janë shënuar 7,503 viktima dhe 74,386 të infektuar. Zonat më të prekura janë Lombardia dhe Veneto në Itali.

Pas saj vjen shteti i Spanjës që deri tani ka shënuar numrin total në 2,808 dhe 497 viktima u konfirmuan brenda 24 orëve. Gjithsej numërohen 39,885 raste të konfirmuara me koronavirus, ndërsa 2,355 prej tyre kanë rrezikshmëri për jetën.

Në Greqi, virusi ka shënuar deri tani 20 jetë të humbura dhe numri total i të infektuarve ka arritur në 743. Në gjendje të rëndë për jetën janë 46 persona. Më të prekur janë meshkujt dhe nga viktimat, 16 janë meshkuj dhe 4 femra. Mosha më e vogël e prekur nga koronavirusi në Greqi është një fëmijë i vogël 3 muajsh.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shtuar  edhe 132 vdekje dhe ka shkuar në 685 numri total i tyre. Gjithsej, janë konfirmuar 52,983 raste të infektuara, 1175 prej të cilëve janë në gjendje kritike për jetën.

Shteti i Francës ka konfirmuar 240 vdekje të reja, të cilat e kanë çuar në 1,100 numrin total të tyre. Ndërsa raste të prekura me koronavirusin janë 22,304 dhe 2,516 prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.

Numri i viktimave nga COVID-19 është më i lartë se ai i sindromës së rëndë të frymëmarrjes akute SARS që shpërtheu në vitet 2002-2003, i cili besohet se ka vrarë 774 persona dhe infektoi 8,100 njerëz në Kinë dhe Hong Kong.

Kujtojmë që COVID-19 ka prekur edhe Shqipërinë dhe deri tani kemi 146 raste të konfirmuara me koronavirus ku 17 prej tyre janë të shëruar ndërsa 6 prej tyre kanë ndërruar jetë.

Të gjitha shtetet kanë marrë masa shtrënguese kundër përhapjes së koronavirusit në vendin e tyre dhe bëjnë thirrje qytetarëve të ruajnë higjenën dhe të qëndrojnë në shtëpi për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet