
‘Eurocontrol’ kompania e cila merret me kontrollin ajror në Europë e ka vendosur shenjën e kuqe në hapësirën ajrore të vendit tonë, duke nënkuptuar se nuk do të ketë asnjë fluturim.
E gjithë kjo ka ardhur pas bojkotit të punës nga kontrollorët ajror të AlbControl në aeroportin Kombëtar “Nënë Tereza”.
Ndërkohë TIA njoftoi se fluturimet pritet të rinisin pasditen e kësaj të enjte në orën 17:00.
Gjatë orëve të fundit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës u shoqëruan 28 kontrollorë, 25 prej të cilëve u liruan.
Tre drejtuesit që vazhdojnë të mbahen në Komisariat janë: Armando Fezga, kreu i sindikatës, Flora Ndreca, përgjegjëse e turnit dhe Muhin Mezini, i cili ishte kontrollori i parë i shoqëruar.
Prokuroria ndërkohë ka nisur një hetim për ta për “shpërdorim detyre”.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply