Situata e përmbytjeve, Universiteti i Tiranës bën një njoftim të rëndësishëm

Publikuar më 01. 12. 2017 nga Xhensila Demollaj

Universiteti i Tiranës ka njoftuar pak minuta më parë nëpërmjet një shkrese zyrtare të gjithë studentët e tij, lidhur me zëvendësimin e orëve të mësimit të ditës së hënë datë 27.11.2017, pas urdhrit të qeverisë që ajo ditë do të ishte pushim. Lidhur me këtë, Universiteti bën me dije se dita e nesërme e parashikuar për zëvendësimin e së hënës së fundit të nëntorit nuk do të zhvillohet si e tillë. Në shkresën zyrtare Universiteti nuk ka dhënë detaje, por mendohet se kjo mund të jetë edhe për shkaqet e motit. Sakaq, ditën e djeshme, Ministria Arsimit urdhëroi të gjitha shkollat të mbyllen për datën 1 dhjetor dhe mësimi të ndërpritet për shkak të kushteve të këqija atmosferike.