×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

SITUATA DRAMATIKE/ Shqipëria, e fundit në Europë për indeksin e zbatimit të ligjit, kampione në korrupsion

Shqipëria renditet e 83-a nga 139 shtete, e fundit në Europë, në Indeksin e Sundimit të Ligjit, 2020-2021 të publikuar së fundmi nga “World Justice Project”, një institut kërkimor ndërkombëtar me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria merr 0.49 pikë, me rënie me 0.01 pikë në raport me një vit më parë (zero është vlerësimi më i ulët dhe 1 është më i lartë). Në krahasim me renditjen e 2018-2019, kur ishte në vendin e 71, (0.51 pikë), Shqipëria është përkeqësuar me 12 pozicione.

Indeksi mat zbatimin e ligjeve në praktikë, përmes sondazheve me popullatën dhe pyetësorëve të kualifikuar, duke dhënë informacion origjinal që reflekton përvojën dhe perceptimin e publikut të përgjithshëm, në 139 vende. Raporti thekson se zbatimi efektiv i ligjit redukton korrupsionin, lufton varfërinë dhe sëmundjet dhe i mbron njerëzit nga padrejtësitë e mëdha dhe të vogla. Shqipëria ka pozicionimin më të keq në Europë dhe rajon, duke ia kaluar dhe Serbisë, që deri tani renditej e fundit. Në raportin e 2020-2021, Serbia u pozicionua në vendin e 81. Qeverisje më të fortë ka Maqedonia (në vend të 64), Bosnja është në vend të 72 (Në renditje nuk përfshihen Mali i Zi dhe Kosova). Shqipëria ka një renditje tepër negative në treguesin e korrupsionit, ku është në vendin e 105 nga 139 vendet (duke u përkeqësuar në raport me vitet e mëparshme kur ishte në vend të 93 dhe më pas 103).

Shqipëria perceptohet që ka korrupsionin më të lartë në Europë dhe rajon. Bosnja është në vend të 87, Maqedonia e Veriut në vend të 72, Serbia në vend të 84. Në përgjithësi, të gjitha vendet e rajonit kanë bërë hapa pas me korrupsionin vitet e fundit. Treguesi i korrupsionit mat ryshfetin, pagesat informale, konkurrencën në kontratat e punëve publike, ryshfetin në gjyqësor dhe politikë etj. Shqipëria ka bërë një përkeqësim të dukshëm edhe në treguesin e kufizimit në fuqinë e qeverisë, ku renditet në vendin e 109, nga pozicioni i 79 në raportin e 2018-2019, duke u pozicionuar krah shteteve si Afganistani, Mozambiku, Uganda, Kazakistani etj.

Shteti i dytë më afër Shqipërisë, është Maqedonia e Veriut, në vend të 92. Ky tregues mat shkallën në të cilën ata që qeverisin janë të kufizuar nga ligji. Ai mat sa i pavarur është gjyqësori, sa funksionojnë agjencitë audituese dhe sa pavarësi kanë ato të bëjnë kontrolle ndaj qeverisë; nëse zyrtarët hetohen dhe dënohen për shkelje; nëse mediat janë të pavarura; nëse zyrtarët zgjidhen sipas rregullave e procedurave të parashikuara nga kushtetuta. Korrupsioni dhe kufizimet në fuqinë e qeverisë janë dy treguesit ku Shqipëria ka renditjen më negative, në Indeksin e fundit të Zbatimit të Ligjit. Në qeverisjen e hapur, vendi është në pozicionin e 82. Më mirë është në tregun e të drejtave themelore (66), dhe të renditu dhe sigurisë (47), ndonëse me përkeqësim, nga pozicioni i 31 që ishte në 2018-2019. Për të drejtën civile jemi në vendin e 92, për drejtësinë kriminale (80) . Tre shtetet me ecurinë më të mirë në raportin e 2020-2021 ishin Danimarka (1), Norvegjia (2) dhe Finlanda (3); një renditje që mbetet e pandryshuar. Tre të fundit janë Kongo (137), Kamboxhia (138) dhe Venezuela (139), edhe këta të pandryshuar në krahasim me renditjet e mëparshme./Monitor

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ndërron jetë senatori amerikan, postimi i tij i fundit në Twitter: Zoti e bekoftë Kosovën dhe SHBA-të

Ndërron jetë senatori amerikan, postimi i tij i fundit në Twitter: Zoti e bekoftë Kosovën dhe SHBA-të

Publikuar më 05.12.2021
Është ndarë nga jeta në moshën 98-vjeçare ish-senatori ameri...

Është ndarë nga jeta në moshën 98-vjeçare ish-senatori amerikan dhe ish-kandidati për President, Bob Dole. Ish-senatori ka ndërruar jetë gjatë kohës që ishte në gjumë dhe ende nuk dihen shkaqet e sakta të kësaj humbjeje. Vdekja e Dole u konfirmua nga Fondacioni Elizabeth Dole dhe familja e tij përmes një deklarate të dielën. Dole u […]

Lexo më shumë

Makina përplas këmbësoren, shoferi ia mbath. E plagosura dërgohet me urgjencë në spital

Makina përplas këmbësoren, shoferi ia mbath. E plagosura dërgohet me urgjencë në spital

Publikuar më 05.12.2021
Një 58-vjeçare është përplasur nga një automjet, duke e lënë...

Një 58-vjeçare është përplasur nga një automjet, duke e lënë të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në Korçë, ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar. E plagosura aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. “Më datë 05.12.2021, rreth orës 16:45, në lagjen nr. 18, Korçë, një automjet ka përplasur shtetasen D. M., 58 vjeçe, banuese në […]

Lexo më shumë

11 efektivë dalin përdorues droge në Tiranë! Ja komisariatet ku kanë rezultuar pozitivë

11 efektivë dalin përdorues droge në Tiranë! Ja komisariatet ku kanë rezultuar pozitivë

Publikuar më 05.12.2021
11 efektivë të Policisë së Shtetit kanë rezultuar përdorues ...

11 efektivë të Policisë së Shtetit kanë rezultuar përdorues droge, nga testimet e kryera në 6 Komisariate të Tiranës. Testimi ka nisur në të gjithë vendin, në mënyrë rastësore dhe do të jetë periodik, pas urdhrit të dhënë nga drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Disa efektivë kanë kundërshtuar rezultatin e testimit, […]

Lexo më shumë

Pamje të rënda nga momenti kur ushtria vërsulet me makinë drejt protestuesve, vdesin 5 persona (Video)

Pamje të rënda nga momenti kur ushtria vërsulet me makinë drejt protestuesve, vdesin 5 persona (Video)

Publikuar më 05.12.2021
Pesë demonstrues janë vrarë, e të paktën 15 tjerë janë arres...

Pesë demonstrues janë vrarë, e të paktën 15 tjerë janë arrestuar, pasi që forcat e sigurisë në Mianmar kryen aksionin e bastisjes kundër atyre që supozohet se kryen grusht-shtet, raportojnë mediat lokale. Dëshmitarët okularë kanë bërë të ditur për Reuters, se dhjetëra persona janë lënduar e fotografitë dhe videot e publikuara nëpër rrjetet sociale, tregojnë […]

Lexo më shumë

Zetori bie në kanal, humb jetën 55 vjeçari në Fier, plagoset e bija 10 vjeçe

Zetori bie në kanal, humb jetën 55 vjeçari në Fier, plagoset e bija 10 vjeçe

Publikuar më 05.12.2021
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Fier, nj...

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Fier, një një 55-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa vajza e tij e mitur 10 vjeçe është plagosur. Sipas policisë, 55-vjeçari ishte duke drejtuar mjetin e tij zetor, kur ka rrëshqitur dhe është rrëzuar në kanal. “Sot rreth orës 15:40, shtetasi B. H., 55 vjeç, banues […]

Lexo më shumë

Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, plagosen tre pasagjerët. Detajet e aksidentit

Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, plagosen tre pasagjerët. Detajet e aksidentit

Publikuar më 05.12.2021
Tre persona, pasagjerë në një automjet kanë mbetur të plagos...

Tre persona, pasagjerë në një automjet kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në rrugën Elbasan-Peqin, ku shoferi i makinës, një 23-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga. Të plagosurit janë të moshës 48, 52 dhe 21 vjeç, të cilët u dërguan […]

Lexo më shumë

Shënohet 1 viktimë nga Covid-19 në Kosovë, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve të fundit

Shënohet 1 viktimë nga Covid-19 në Kosovë, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve të fundit

Publikuar më 05.12.2021
Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë ...

Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19, raporton Gazeta Express. Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 3 raste të reja të infektuara me këtë virus. Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Gjatë kësaj kohe janë shëruar 4 persona nga COVID-19.

Lexo më shumë

Skandali në Greqi, si u pajis me pasaportë false porositësi i vrasjes së komisarit Artan Cuku për t’i shpëtuar ekstradimit

Skandali në Greqi, si u pajis me pasaportë false porositësi i vrasjes së komisarit Artan Cuku për t’i shpëtuar ekstradimit

Publikuar më 05.12.2021
Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me skandalin e pasa...

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me skandalin e pasaportave në Greqi. Bledar Jambelli allias Rikardo Muho, porositësi i vrasjes së Komisar Artan Cukut, rezulton të jetë pajisur me identitet grek fals nga grupi kriminal që u ndryshonte identitetin kriminaleve shqiptare me qellim që t’i shmangeshin drejtësisë. Bledar Jambelli kishte siguruar në Xania […]

Lexo më shumë