Siti shkatërron Bazelin

Mançester Siti e ka mbyllur sa duket që sonte lojën e kualifikimit me Bazelin, pasi e ka mundur në fushë kundërshtare me rezultatin e thellë 4:0. Anglezët shënuan tre gola në pjesë të parë dhe një gol në pjesë të dytë. Tri golat në pjesën e parë janë shënuar nga ana e Gundogan, Silva dhe Aguero. Gol në pjesë të dytë për Sitin shënoi Gundogan.

Siti ka dominuar ndjeshëm ndeshjen dhe me këtë rezultat thuajse ndihet i kualifikuar për më tej. Ndeshja e kthimit zhvillohet në Mançester.

/D.Xh/  

Të tjera

Abissnet