Sipas këtyre kritereve, Serbia renditet e fundit në Ballkan

Publikuar më 01. 02. 2018 nga Shekulli Online

Sipas Indeksit të Sundimit të Ligjit , Projekti Botëror i Drejtësisë e rendit Serbinë të fundit në rajon, shkruan e përditshmja serbe “Blic”.

Në listën e 113 shteteve nga e gjithë bota, Serbia u rendit në vendin e 76. Sipas Indeksit të Sundimit të Ligjit, i cili vlerëson respektimin e parimeve themelore të drejtësisë, Serbia është vlerësuar me notën 0,5 në shkallën prej 0 deri 1, derisa të gjitha shtetet e rajonit janë vlerësuar me notën më të madhe.

Shteti më i vlerëusar në Ballkan është Sllovenia, e cila është renditur në vendin 26, pastaj vijnë Rumania – 29 dhe Kroaciai – 35. Ish-republikat e Jugosllavisë, Bosnje Hercegovina dhe Maqedonia renditen në vendin 56 përkatëisht 57, ndërsa Shqipëria në vendin e 68. Kosova dhe Mali i Zi nuk janë përfshirë në këtë studim.

Serbia është vlerësuar më së keqi sipas faktorit të “kufizimit të kompetencave të pushtetit”, duke u renditur në vendin 97, ku notën më të ulët e ka marr për dënimin e zyrtarëve që kanë keqpërdorur postin zyrtar. Nga ana tjetër më së miri është vlerësuar në kategorinë e sigurisë.

Notën mbi 0.5 e ka marrë vetëm në fushën e të drejtave themelore, duke ju falemnderuar para së gjithash lirisë fetare dhe mungesës së diskriminimit, por në kuadër të këtyre të drejtave për lirinë e shprehjes është vlerësuar me notën 0.49.

Vlerësim negativ në krahasim me vitin e kaluar është shënuar në kategorinë “hapja e institucioneve shtetërore”, ku për të drejtën në informim, Serbia është vlerësuar me notën 0.47, e për qasje në ligj dhe dokumenta të pushtetit, me notën 0.53.

Në vendin e parë për sundimin e ligjit renditet Danimarka, e pasuar nga Norvegjia, Finlanda dhe Suedia. Këto shtete, duke përfshirë këtu edhe Holandën, vlerësohen me notën më të madhe se 0.85.

Gjermania renditet e gjashta, Britania e Madhe zë vendin e 11, Franca – 18, ndërsa SHBA – 19. Sipas indeksit të sundimit të ligjit, Kina renditet në vendin e 75, Rusia – 89, e Turqia – 101.

E fundit është Venezuela, ku sundimi i ligjit gati është rrënuar, me hiper-inflacionin, gjykatat e korruptuara, sistemit të dhunshëm të burgjeve dhe ku çdo ditë vriten 56 deri në 73 persona