×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Sindromi që prek zorrën e trashë, përmirësimi përmes dietës

Sindorimi i zorrës së irrituar (SZI) është një çrregullim i zakonshëm që prek zorrën e trashë (kolon). SZI është një gjendje kronike që zakonisht shkakton dhimbje barku shtrënguese, spazma, fryrje, diarre dhe kapsllëk. Shqetësimet variojnë nga të lehta, dhe kontrollohen vetëm me ndryshimet në dietë dhe stilin e jetës, deri të rënda dhe kanë nevojë për mjekim përveç këtyre ndryshimeve. Mjekja gastrohepatologe Rozana Aleksi, tregon gjithë shkaqet dhe mënyrat se si mund të kurohet. Megjithëse shenjat dhe simptomat janë të parehatshme, SZI, ndryshe nga kolitet inflamatore, nuk e dëmton murin e zorrës dhe nuk rrit rrezikun për kancer të zorrës.

Simptomat Shenjat dhe simptomat e SZI-së variojnë nga njëri person tek tjetri dhe shpesh ngjajnë me ato të sëmundjeve të tjera. Më të zakonshmet janë:

• Dhimbja ose spazmat e barkut

• Ndjenjë fryrjeje

• Gazra

• Diarre ose kapsllëk, ndonjëherë alterim periudhash me kapsllëk dhe diarre

• Mukus në feçe Për shumicën e njerëzve SZI është një gjendje kronike, megjithëse probabilisht do të ketë periudha kur simptomat janë më të rënda, më të përmirësuara apo zhduken fare.

Megjithëse 1 në 5 të rritur kanë shenja të SZI, vetëm një pjesë konsultohen me mjekun. Por është e rëndësishme të konsultoheni kur keni ndryshim persistent të jashtëqitjes apo çdo shqetësim tjetër (gjakrrjedhje, dhimbje që shtohen apo që ndodh natën, rënie në peshë), pasi këto mund të jenë tregues i sëmundjeve më të rëndësishme, siç është kanceri i zorrës.

Shkaqet

Nuk dihet me saktësi çfarë e shkakton Sindromin e Zorrës së Irrituar, por dihet që kanë rol një sërë faktorësh. Muret e zorrës kanë shtresa muskulare që kontraktohen dhe relaksohen në ritëm të koordinuar duke çuar ushqimin nga stomaku në zorrë deri në rektum. Nëse keni SZI, këto kontraksione mund të jenë më të forta, mund të zgjasim më shumë se norma duke shkaktuar gazra, fryrje dhe diarre. Ose mund të ndodhë e kundërta, kontraksionet e zorrës mund të jenë më të dobëta, duke ngadalësuar lëvizjen e ushqimit dhe duke shkaktuar feçe të forta dhe të thata. Anomali të ndryshme të traktit gastrointestinal mund të luajnë gjithashtu rol, duke ju bërë të ndjeni diskomfort më të madh kur barku tendoset nga gazrat apo feçet. Sinjale të keqkoordinuara midis trurit dhe zorrës mund ta bëjnë trurin të reagojë më shumë seç duhet nga ndryshime që ndodhin normalisht gjatë procesit të tretjes. Ky reagim i tepruar mund të shkaktojë dhimbje, diarre apo kapsllëk.

Nxitësit ndryshojnë nga njëri person në tjetrin

Stimuj që nuk shqetësojnë njerëzit e tjerë, mund të nxisin simptomat e SZI-së, por jo të gjithë njerëzit me SZI reagojnë ndaj të njëjtave stimuj.

Nxitësit e zakonshëm janë:

Ushqimet. Roli i alergjisë apo intolerancës ndaj ushqimeve nuk është kuptuar dhe sqaruar ende, megjithatë shumë njerëz kanë simptoma të rënda kur hanë ushqime të caktuara. Shumë ushqime përfshihen këtu – çokollatat, erëzat, yndyrnat, frutat, bishtajat, lakra, lulelakra, brokoli, qumështi, pijet me gaz dhe alkooli janë disa prej tyre. Stresi. Shumë njerëz kanë përkeqësim të simptomave gjatë periudhave me rritje të stresit. Por stresi vetëm mund t’i rëndojë simptomat, jo t’i shkaktojë ato. Hormonet. Meqë gratë preken dy herë më shumë nga SZI, kërkuesit mendojnë që ndryshimet hormonale mund të kenë rol në këtë gjendje. Shumë gra kanë përkeqësim të simptomave gjatë ose afër ciklit menstrual. Sëmundje të tjera. Ndonjëherë sëmundje të tjera, si nje episod akut i diarrëse (gastroenterit) apo mbërritja baktere në zorrë, mund të nxisin SZI.

Faktorët e rrezikut

Shumë njerëz kanë simptoma rastësore si ato të SZI, por është shumë e mundur që ju të keni SZI nëse: Jeni i ri. SZI tenton të prekë moshat nën 45 vjeç Jeni femër. Dy herë më shumë femra preken nga SZI. Keni histori familjare të SZI. (mund të jetë e lidhur me gjenet, apo ambientin e njëjtë ku jetoni, ose të dyja) Keni probleme të shëndetit mendor. Ankthi, depresioni, çrregullimet e personalitetit, histori abuzimi shtëpiak janë faktorë rreziku.

Komplikacionet

Diarreja dhe kapsllëku, të dyja shenja të SZI-së, mund të përkeqësojnë hemorroidet. Gjithashtu, evitimi i ushqimeve të caktuara mund të çojë në mungesa lëndësh ushqyese. Impakti që kjo gjendje ka në cilësinë e jetës suaj është komplikacioni më kryesor.

Teste dhe diagnoza

Diagnoza e SZI varet shumë nga historia e plotë mjekësore dhe ekzaminimi fizik. Për shkak se nuk ka shenja fizike që të diagnostikojnë SZI, diagnoza është shpesh një proces i përjashtimit të sëmundjeve të tjera. Për të ndihmuar këtë proces, janë përcaktuar dy grupe kriteresh diagnostikuese për SZI dhe çrregullimet e tjera funksionale të zorrës – gjendje në të cilat zorra ka pamje normale, por nuk punon (funksionon) normalisht. Nëse ju plotësoni këto kritere dhe nuk keni shenja të tjera të dyshimta, mjeku mund t’ju japë mjekim pa bërë ekzaminime shtesë. Nëse nuk i përgjigjeni mjekimit, duhen bërë teste shtesë si:

Analiza- test i intolerancës ndaj laktozës, glutenit, analiza gjaku, feçesh, Kolonoskopi (sidomos nëse jeni mbi 50 vjeç), CT, ragiografi, pasazh intestinal me barium.

Trajtimi dhe medikamentet e duhura për pacientët

Për arsyen se është e paqartë se çfarë e shkakton SZI, trajtimi fokusohet në lehtësimin e simptomave. Në shumicën e rasteve, simptomat e lehta mund të kontrollohen duke mësuar të menaxhoni stresin dhe duke bërë ndryshime në dietë dhe stilin e jetesës. Përpiquni të shmangni ushqime që nxisin simptomat. Gjithashtu, përpiquni të keni aktivitet fizik të mjaftueshëm, të pini shumë lëngje dhe të flini saç duhet. Nëse problemet tuaja kanë një shkallë mesatare apo të rëndë, mund të keni nevojë për më shumë sesa ndryshimin e stilit të jetesës. Mjeku mund të përshkruajë medikamente.

Ndryshimet në dietë:

Eliminimi i ushqimeve me përmbajtje të lartë gazi. Nëse keni fryrje apo sasi të shtuar gazrash, mund të reduktoni përdorimin e pijeve me gaz, zarzavateve-sidomos lakra, lulelakra – dhe frutat e freskëta. Eliminoni glutenin. Kërkimet kanë treguar se disa njerëz me SZI kanë përmirësim të diarresë nëse ndërpresin përdorimin e ushqimeve me gluten (grurë, thekër, tërshërë). Eliminimi i disa sheqernave të fermentueshme. Disa njerëz kanë ndjeshmëri nga llojet e karbohidrateve si fruktoza, fruktani, laktoza etj (që gjenden në disa drithëra, zarzavate, fruta dhe bulmet)

Mjekimi:

Suplement fibrash (Marrja e suplementit të fibrave si psyllium apo methylcellulose, me lëngje të shumta mund të ndihmojë në kontrollin e kapsllëkut. Fibrat që gjenden në ushqime, mund të shkaktojnë shumë më tepër fryrje se suplementi i fibrave. Nëse këto nuk ndihmojnë, mjeku mund të japë laksative osmotike.

Anti-diarreike Antispastike 

Antidepresante. (Këto medikamente lehtësojnë depresionin, si dhe frenojnë aktivitetin e neuroneve që kontrollojnë zorrën). Antibiotikë. Disa njerëz me simptoma nga mbërritja bakteriale në zorrë mund të përfitojnë nga trajtimi me antibiotikë. Ata me simptoma të diarrëse mund të përfitojnë nga rifaximina. Mund të përfitoni nga këshillimi me psikologun nëse keni depresion apo  nëse simptomat tuaja përkeqësohen nga stresi.

Stili i jetës

Në shumë raste, ndryshime të thjeshta në dietë dhe stilin e jetës mund të lehtësojnë simptomat e SZIsë. Megjithëse trupi mund të mos përgjigjet menjëherë ndaj këtyre ndryshimeve, qëllimi është përmirësimi afatgjatë, jo i përkohshëm.

Mund të vlejë:

Shmangni ushqimet problematike. Nëse një ushqim i caktuar përkeqë- son simptomat, mos e përdorni atë. Këto ushqime mund të jenë: alkooli, çokollata, pijet me kafeine, produktet e qumështit, ëmbëlsuesit pa sheqer. Nëse gazrat janë problemi kryesor, shmangni ushqimet, si: bishtajat, lakrat, lulelakrat, brokoli. Hani në orare të caktuara. Mos lini vakte pa ngrënë dhe përpiquni të hani në të njëjtin orar çdo ditë për të rregulluar funksionin e zorrës. Nëse keni diarre, mund të ndjeni përmirësim duke ngrënë vakte të vogla dhe të shpeshta. Nëse keni kapsllëk, duke ngrënë sasi më të madhe ushqimesh me fibra mund të ndihmoni lëvizjen e ushqimit në zorrë. Kujdes nga produktet e qumështit! Nëse keni intolerancë nga laktoza, përpiquni të zëvendësoni qumështin me kos. Ka raste që është e nevojshme të ndërpritet plotësisht përdorimi i produkteve të qumështit. Në raste të tilla, kujdesuni të merrni proteina, kalcium dhe vitaminë B me ushqime të tjera. Pini shumë lëngje. Përpiquni çdo ditë të pini shumë lëngje. Uji është lëngu më i mirë. Pijet me përmbajtje alkooli dhe kafeine stimulojnë zorrët dhe mund të përkeqësojnë diarrenë, ndërsa pijet me gaz mund të përkeqësojnë fryrjen. Ushtrohuni rregullisht. Nëse jeni inaktivë, rrisni kohën aktivitetit fizik ngadalë dhe gradualisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

E dinit këtë? Larja e dhëmbëve ndikon në sëmundjet e zemrës

E dinit këtë? Larja e dhëmbëve ndikon në sëmundjet e zemrës

Publikuar më 07.08.2020
Një studim i fundit thotë se larja e shpeshtë e dhëmbëve për...

Një studim i fundit thotë se larja e shpeshtë e dhëmbëve përveç se na ndihmon për shëndetin oral, gjithashtu ndihmon edhe për shëndetin e zemrës. Studime e reja të publikuara nga European Journal of Preventive Cardiology, kanë arritur në përfundimin se njerëzit që i lajnë dhëmbët 3 herë në ditë janë 12% më pak të […]

Lexo më shumë

Çfarë duhet të dini për analizat e kontrollit për COVID-19, tre grupet kryesore

Çfarë duhet të dini për analizat e kontrollit për COVID-19, tre grupet kryesore

Publikuar më 06.08.2020
Në treg janë duke u futur gjithnjë e më shumë lloje analizas...

Në treg janë duke u futur gjithnjë e më shumë lloje analizash për kontrollin e virusit të coronës. Në fund të muajit korrik në të gjithë botën ekzistonin 270 produkte të ndryshme që përdoren për të bërë analizat. Ato ndahen kryesisht në tre grupe: analizat e PCR, analizat serologjike (ELISA) dhe analizat antigjene. Analizat e […]

Lexo më shumë

Ftohja e zakonshme mund të forcojë imunitetin kundër koronavirusit

Ftohja e zakonshme mund të forcojë imunitetin kundër koronavirusit

Publikuar më 06.08.2020
Ftohja e zakonshme mund të ndihmojë në krijimin e imunitetit...

Ftohja e zakonshme mund të ndihmojë në krijimin e imunitetit kundër coronavirusit, madje edhe te njerëzit të cilët nuk kanë qenë të infektuar me coronavirusin e ri. Kjo përgjigje imunologjike me siguri është funksioni fenomenal i cili quhet “Memoria qelizore T”, theksojnë hulumtuesit në studimin e publikuar në revistën Science, shkruan Telegrafi. Memoria qelizore T […]

Lexo më shumë

Shkencëtarët rusë: Koronavirusi nuk mbijeton në ujë

Shkencëtarët rusë: Koronavirusi nuk mbijeton në ujë

Publikuar më 31.07.2020
Një studim i shkencëtarëve rusë ka treguar se uji pothuajse ...

Një studim i shkencëtarëve rusë ka treguar se uji pothuajse plotësisht mund ta shkatërrojë koronavirusin e ri brenda 72 orëve, transmeton AA. Rezistenca e virusit varet drejtpërdrejt nga temperatura e ujit – 90 për qind e grimcave të virusit vdesin në ujë në temperaturë të dhomës brenda 24 orëve dhe 99,9 për qind brenda 72 […]

Lexo më shumë

Pse disa njerëz që nuk janë infektuar me Covid-19, mund të kenë imunitet

Pse disa njerëz që nuk janë infektuar me Covid-19, mund të kenë imunitet

Publikuar më 31.07.2020
Sistemet imunitare të disa njerëzve, që nuk kanë qenë të eks...

Sistemet imunitare të disa njerëzve, që nuk kanë qenë të ekspozuar ndaj koronavirusit, mund të kenë një familjaritet me patogjenin dhe mund të ndihmojnë për të zvogëluar ashpërsinë e sëmundjes nëse ai person infektohet me Covid-19, sipas një studim i ri, raporton CNN. Studimi, i botuar në revistën “Nature”, zbuloi se midis një kampioni prej 68 […]

Lexo më shumë

Ekspertët e huaj: Kërpudhat magjike duhet të legalizohen për të trajtuar depresionin

Ekspertët e huaj: Kërpudhat magjike duhet të legalizohen për të trajtuar depresionin

Publikuar më 27.07.2020
Depresioni është një ndër sëmundjet që nuk përfshin vetëm me...

Depresioni është një ndër sëmundjet që nuk përfshin vetëm mendjen dhe trurin, por të gjithë trupin, pasi ndikon në mënyrën sesi një person ushqehet, fle, mendon dhe reagon për veten, por edhe për të tjerët. Sipas disa hulumtimeve të bëra në Britani, për të trajtuar depresionin duhet që kërpudhat magjike të bëhen të ligjshme në […]

Lexo më shumë

Shqipëria e pesta në Europë për vdekjet nga sëmundjet e zemrës, ja qytetet më problematike (Tabelat)

Shqipëria e pesta në Europë për vdekjet nga sëmundjet e zemrës, ja qytetet më problematike (Tabelat)

Publikuar më 27.07.2020
Shqipëria u rendit e pesta në Europë sa i përket peshës së l...

Shqipëria u rendit e pesta në Europë sa i përket peshës së lartë të vdekjeve nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut (zemra, tensioni), pas Bullgarisë, Rumanisë, Lituanisë dhe Letonisë. Me zemër më të dobët në Europë janë bullgarët, ku 66% e totalit të vdekjeve erdhi nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut, të ndjekur nga Rumania […]

Lexo më shumë

I nxehti nuk e zbehu Covidin, fuqia infektuese është 10-fishuar

I nxehti nuk e zbehu Covidin, fuqia infektuese është 10-fishuar

Publikuar më 26.07.2020
Shpresa se me rritjen e temperaturave do të ulej shkalla e i...

Shpresa se me rritjen e temperaturave do të ulej shkalla e infeksionit do të minimizohej, duket se tashmë ka rënë poshtë. Javier Cabo, ekspert spanjoll deklaron se Covidi ka pësuar mjaft ndryshime dhe po ashtu aftësia e tij infektuese është rritur disa herë. Doktor i kirurgjisë kardiovaskulare, në një intervistë për  “El Progreso de Lugo”, […]

Lexo më shumë