Sillen te Infektivi dy pacientë nga Durrësi, janë në gjendje të rëndë

Dy të infektuar me koronavirus janë sjellë ditën e sotme te Spitali Infektivi në Tiranë. Mësohet se pacientët nga Durrësi janë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Të infektuarit e ardhur nga qyteti bregdetar janë një 59-vjeçare dhe një 65-vjeçar.

59-vjeçarja nga Durrësi është punonjëses e Drejtorisë së Policisë në këtë qytet. Ndërsa burri dyshotet të jetë infektuar në Itali, pasi ka ardhur nga Bolzano.

Numri I të infektuarve në vendin tonë është rritur, duke shkuar në 174 persona pozitivë me koronavirus.

Mes tyre janë dy vëllezërit nga Elbasani dhe pacientja në Spitallin e Lezhës e cila dyshohet të ketë infektuar edhe stafin mjekësor.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet