×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Si të menaxhojmë dietën ushqimore kundër kapsllëkut

Praktikisht janë tre faktorët që ne kemi në dorë dhe mund t’i ndryshojmë pasi nëse kemi një zorrë dembele nga ana gjenetike mund ta përmirësojmë. Konsumoni ushqime me përmbajtje të lartë uji. Aktiviteti fizik ndihmon në qarkullimin e gjakut në gjithë trupin, por edhe të aparatit tretës

Rolina Naco, Dietologe

Mënyra më e mirë për t’u lehtësuar nga problemet e konstipacionit (kapsllëkut) është të ndryshojmë gradualisht zakonet e të ushqyerit por edhe të mënyrës së të jetuarit, që ndikojnë te konstipacioni. Praktikisht janë tre faktorët që ne kemi në dorë dhe mund t’i ndryshojmë pasi nëse kemi një zorrë dembele nga ana gjenetike nuk e ndryshojmë atë, por mund ta përmirësojmë mjaft.

Hidratimi

Nëse konsumojmë ushqime me përmbajtje të lartë në ujë (jo ushqime të thata, si: makarona, pilaf, pica etj), por edhe pimë mjaftueshëm ujë gjatë ditës (mesatarisht1.5-2 lt/ditë) do të kemi një defektim më të mirë dhe nuk do të ndikojë në ngurtësimin e feçes. Frutat dhe perimet janë ato që kanë kryesisht përmbajtje të lartë në ujë, por edhe kosi me qumështin. Gjithashtu edhe gatime me përmbajtje më të lartë në ujë, si gjellët tradicionale apo supat. Por nëse hamë një sallatë me perime dhe pimë edhe ujë është e njëjta gjë për trupin tonë. Duhet të mundohemi të shtojmë sasinë e ujit gjatë ditës, si dhe sasinë e frutave dhe perimeve në menunë tonë ditore.

Aktiviteti fizik

Aktiviteti fizik ndihmon mjaft në qarkullimin e gjakut në gjithë trupin, por edhe të aparatit tretës, duke ndihmuar peristaltikën e zorrës së trashë dhe defekimet më të rregullta, si në frekuencë, por edhe në përmbajtje etj. Në këtë mënyrë, përveç defekimit më të rregullt parandalojmë ose mbajmë në kontroll sëmundjet e asaj zone dhe që lidhen me qarkullimin e gjakut, siç janë hemorroidet. Është mirë të përpiqemi të bëjmë 40-60 minuta ecje gjatë ditës dhe të mos qëndrojmë shumë orë ulur. Mirë do të ishte që çdo 3 orë të kemi një pushim për të lëvizur të paktën10 minuta.

Fibrat

Më parë, fibrat nga drithërat, perimet, frutat apo legumet nuk konsideroheshin të domosdoshme si lëndët e tjera ushqyese. Por më vonë u vu re se edhe pse ato nuk arrijnë të treten nga aparati ynë tretës janë të domosdoshme për mirëfunksionimin e organizmit, duke e mbajtur atë të shëndetshëm. Përveç se ndihmojnë në një përthithje graduale të lëndëve ushqyese që konsumojmë, duke rritur gradualisht nivelin e sheqerit në gjak dhe duke na ngopur më shpejt, kanë një rol të rëndësishëm në florën intestinale dhe të defekimeve. Duke marrë parasysh të gjitha funksionet më lart, Organizatat e Shëndetësisë vendosën një normë ditore. Kështu, mesatarisht na duhen 25-30 gr fibra në ditë, për të patur shëndet të mirë. Fibrat ndihmojnë për të krijuar një masë më të madhe të feçes, përthithin më shumë ujë, ushqejnë bakteret e mira të zorrës së trashë dhe aktivizojnë peristaltikën e zorrës. Dietologia këshillon të shtoni në menunë tuaj ushqime që përmbajnë sasi të larta të fibrave. Kështu, nga legumet mund të përdorim: fasule, bizele, thjerrëza, qiqra.

Nga drithërat: makarona integrale, oriz integral, bollgur, kinoa, tërshërë, grurë etj.

Nga perimet: preferoni ti konsumoni si te freskta si te gatuara.

Nga frutat: Preferoni të jenë të pjekura mirë dhe të konsumohen të plota, bashkë me lëkurën e tyre. “Nuk do të rekomandoja t’i konsumojmë si lëng, pasi në atë mënyrë nuk marrim fibra përveç se kur i konsumojmë si ‘smoothies’. Ajo shpjegon se ushqime, të cilat nuk përmbajnë shumë fibra, si: pilaf, byrek me miell të bardhë me djathë apo gjizë, makarona pa perime ose salcë, pite, patate mund të japin shqetësime me konsipacionin. Tepër e rëndësishme është edhe të ‘edukoni’ zorrën tuaj në një orar, që për ju është më i përshtatshëm dhe që ndodheni në ambientin e shtëpisë suaj, përshembull çdo mëngjes ose çdo darkë.

Kapsllëku

Konstipacioni (kapsllëku) është përcaktuar si situata kur zorra juaj ka më pak se tre defekime (jashtëqitje) në javë. Në konstipacion materialet fekale janë të forta, të thata, të vogla në madhësi dhe të cilat dalin me vështirësi. Shumë njerëz që kanë kapsllëk, kanë dhimbje gjatë jashtëqitjes dhe shpesh kanë tendosje, fryrje dhe ndjesinë e një zorre të mbushur. Shumë njerëz mendojnë se kanë kapsllëk nëse ata nuk dalin jashtë për ditë. Gjithsesi, jashtëqitja normale mund të jetë tre herë në ditë deri në tre herë në javë, kjo varet nga personi. Kapsllëku është shenjë, dhe jo sëmundje. Pothuajse çdo njeri mund të ketë kapsllëk në jetën e tij dhe shkaku më tipik është një dieta e varfër. Në shumë raste kapsllëku është i përkohshëm, dhe jo serioz. Njohja me shkaqet, parandalimin dhe trajtimin, mund të ndihmojë shumë njerëz në lehtësimin e këtij problemi. Për të kuptuar kapsllëkun të vjen në ndihmë njohja sesi punon zorra e trashë. Pasi ushqimet kalojnë në zorrën e trashë, kjo e fundit thith ujin nga ushqimet, ndërkohë që ai kthehet në mbetje ushqimore ose në feçe. Muskujt e zorrës kontraktohen duke i shtyrë ato në drejtim të rektumit. Kur feçet arrijnë në rektum, ato janë të forta, sepse një pjesë e mirë e ujit është përthithur. Kapsllëku ndodh kur zorra përthith më shumë ujë ose muskujt kontraktues të zorrës punojnë ngadalë. Si rezultat feçet bëhen të forta dhe të thata.

Ushqime me % to lartë në fibra (renditje nga ajo me e larta)
Lloj i ushqimit Masa gr fibrash Kcal Kalori
Drithera të tipit all bran Gjysmë flxh(filxhan caji) 8.8 78kcal
Koçkulla gjysmë flxh 8.1 116kcal
Thjerrëza gjysmë flxh 7.8 115kcal
Fasule me pike te zeze (syzeza) gjysmë flxh 7.5 114kcal
Angjinare ose karcof 1 copë 6.5 60kcal
Fasule te bardha gjysmë flxh 6.3 154kcal
Qiqra gjysmë flxh 6.2 135kcal
Barbunja gjysmë flxh 62 25kcal
Bizele gjysmë flxh 4.4 67 kcal
Dardhe 1 të vogël 4.3 81kcal
Perime miks gjysmë flxh 4 59kcal
Ivlanaferra gjysmë flxh 3.8 31kcal
Patate te pjekur me lekure 1 te vogel 180 gr 3.8 161 kcal
Ktunbulla te thata gjysmë flxh 3.8 133kca1
Fik te thate gjysmë flxh 3.7 93kcal
Tërshërë gjysmë flxh 3.6 5Skcal
Spinaq gjysmë flxh 3.5 30kca1
Bajame 30 gr 3.3 164kcal

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vijojnë ditët me shi, ja si parashikohet moti nesër në vendin tonë

Vijojnë ditët me shi, ja si parashikohet moti nesër në vendin tonë

Publikuar më 05.08.2020
Në parashikimin e fundit të bëra nga Shërbimi Ushtarak Meteo...

Në parashikimin e fundit të bëra nga Shërbimi Ushtarak Meteorologjik, dita e enjte pritet të vijoj të jetë nën ndikmin e kushteve jo të qëndrueshme atmosferike. Moti do të jetë kryesisht me kthjellime por kryesisht pas orëve të mesditës edhe vranësira mesatare deri dhe të dendura. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të […]

Lexo më shumë

Stuhia fundosi mjetin e tyre lundrues/ Dalin detaje për 4 anëtarët e familjes, gruaja dyshohet të jetë mbytur

Stuhia fundosi mjetin e tyre lundrues/ Dalin detaje për 4 anëtarët e familjes, gruaja dyshohet të jetë mbytur

Publikuar më 05.08.2020
Policia ka dhënë detaje rreth ngjarjes së ndodhur sot në Jug...

Policia ka dhënë detaje rreth ngjarjes së ndodhur sot në Jug të vendit ku 4 anëtarë të së njëjtës familje rrezikuan mbytjen në det pasi mjeti lundrues ku ata ndodheshin u fundos nga stuhia. Mësohet se rojat bregdetare kanë shpëtuar 3 shtetas që rrezikuan mbytjen, ndërsa vijon kërkimi intensiv për një shtetase që ishte në […]

Lexo më shumë

Hapet tenderi prej 14 milionë euro për rindërtimin e Piramidës

Hapet tenderi prej 14 milionë euro për rindërtimin e Piramidës

Publikuar më 04.08.2020
Bashkia Tiranë ka hapur tenderin për rindërtimin dhe transfo...

Bashkia Tiranë ka hapur tenderin për rindërtimin dhe transformimin e Piramidës në një qendër edukimi për teknologjinë për të rinjtë. Fondi limit i tenderit është rreth 14 milionë euro pa TVSH, dhe të gjitha kompanitë e interesuara kanë afat deri në 2 shtator për të dorëzuar ofertat. Financimi i rindërtimit të Piramidës do të sponzorizohet […]

Lexo më shumë

Kreditë bëhen më të lira se asnjëherë, huatë për shtëpi në rritje të lehtë

Kreditë bëhen më të lira se asnjëherë, huatë për shtëpi në rritje të lehtë

Publikuar më 04.08.2020
Ndonëse në këtë periudhë pakkush mund të mendojë të bëjë inv...

Ndonëse në këtë periudhë pakkush mund të mendojë të bëjë investime, apo të realizojë blerje të mëdha, normat e interesit janë më të favorshme se asnjëherë tjetër. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, norma mesatare e interesit (për të gjitha afatet e maturimit) të huave të reja në lekë të dhëna për individët, bizneset dhe […]

Lexo më shumë

Studimi/ Koronavirusi mund të shkaktojë humbje të dëgjimit

Studimi/ Koronavirusi mund të shkaktojë humbje të dëgjimit

Publikuar më 01.08.2020
Sipas një studimi disa njerëz pavarësisht se u shëruan nga k...

Sipas një studimi disa njerëz pavarësisht se u shëruan nga koronavirusi kanë pasur probleme me dëgjimin. Audiologët në Universitetin e Mançesterit anketuan 121 të rritur gjate  tetë javëve pasi dolën nga spitali. Kur u pyetën për ndryshimet në seancat e tyre, 16 njerëz raportuan se ata kishin probleme me dëgjimin. Tetë raportuan  se nuk dëgjonin […]

Lexo më shumë

Ndërkombëtarët të keqardhur: Reforma Zgjedhore u kthye në konfliktuale, ndryshimet kushtetuese pa gjithëpërfshirje

Ndërkombëtarët të keqardhur: Reforma Zgjedhore u kthye në konfliktuale, ndryshimet kushtetuese pa gjithëpërfshirje

Publikuar më 30.07.2020
Kuvendi i Shqipërisë kaloi sot me 106 vota pro ndryshimet ku...

Kuvendi i Shqipërisë kaloi sot me 106 vota pro ndryshimet kushtetuese për zgjedhjet, që i hapin rrugë listave pjesërisht të hapura dhe formulës së re të koalicioneve me lista unike. Fill pas këtij vendimi erdhi reagimi i PD-së, LSI-së dhe aleatëve, përmes zërit të Lulzim Bashës që në një dalje për media krah Dukës dhe […]

Lexo më shumë

Dasmë pa masa në kulmin e koronavirusit, gjobitet administratori i lokalit në Durrës

Dasmë pa masa në kulmin e koronavirusit, gjobitet administratori i lokalit në Durrës

Publikuar më 25.07.2020
Administratori i një lokali në Durrës është ndëshkuar me mas...

Administratori i një lokali në Durrës është ndëshkuar me masën 1 milionë lekë, pasi kishte organizuar një dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ. Pas kontrollit të Policisë u zbulua se në fshatin Shkallnur, një lokal ishte organizuar dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar distancën e sigurisë midis personave. Për këtë subjekt me […]

Lexo më shumë

Ngacmonte seksualisht vajzën e tij, çështja kalon për gjykim në Gjykatën e Korçës (DETAJE)

Ngacmonte seksualisht vajzën e tij, çështja kalon për gjykim në Gjykatën e Korçës (DETAJE)

Publikuar më 23.07.2020
Prokuroria ka përfunduar hetimet për babain 37-vjeçar i cili...

Prokuroria ka përfunduar hetimet për babain 37-vjeçar i cili ngacmoi seksualisht vajzën e tij duke e çuar çështjen për gjykim në gjykatën e Korçës. Ndërkohë gjatë hetimeve 37-vjrçari Rudolf Merolli nga fshati Vashtem i Bashkisë Maliq nuk ka ndryshuar qëndrim duke mohuar që të ketë ngacmuar seksualisht të bijën e tij. Merolli  ka deklaruar para […]

Lexo më shumë