Si të humbasim kilogramë pa mbajtur dietë

Të meditosh ndihmon në humbje të peshës. Ky është konkluzioni i studiuesve të universitetit të Warwick, në programin e të cilit janë përfshirë 53 pacientë. Këta të fundit janë ndarë në dy grupe, që duhet të ndiqnin një dietë për dobësim dhe vetëm njëri prej tyre njëkohësisht do të ndiqte edhe praktikën e meditimit.

Fokusi ishin kurse të terapisë meditative kundër autokritikës së ekzagjeruar dhe rritjen e besimit në vetvete. Pacientët janë ndjekur për 6 muaj dhe në përfundim të programit rezultoi se grupi që ndiqte edhe praktikën e meditimit 4 herë në javë, kishin humbur mesatarisht 3 kg më shumë në krahasim me grupin tjetër që ndiqte vetëm dietën, shkruan Klanplus.

Sipas studiuesve, meditimi mund të ndihmojë në përmirësimin e marrëdhënies me ushqimin, përfshirë këtu sasinë dhe cilësinë. Dhe kjo sipas tyre është praktikë e suksesshëm për t’u aplikuar, pasi me të arrihet një mirëqenie e trupit dhe e mendjes shumë e balancuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet