Si ta kuptoni që ju mungojnë proteinat

Publikuar më 24. 01. 2018 nga Jola Alimemaj

Mungesa e proteinave është fenomen i rëndësishëm që duhet të monitorohet.

Trupi dërgon sinjale, të cilat duhen kapur, që të merren masa për reduktimin e tyre. Ja si kuptoni që keni  mungesë proteinash.

Shtohet dëshira për ëmbëlsira

Një nga funksionet më të rëndësishme të proteinave është se e mbajnë nivelin e sheqerit në gjak, dhe për këtë arsye mungesa e tyre në trup rrit dëshirën për ëmbëlsira.

Nuk mund të përqendroheni

Kur ju mungojnë proteinat, niveli i juaj i glukozës ndryshon dhe shkakton dekoncentrim.

Rënia e flokëve

Proteinat e forcojnë organizmin, kështu që nëse zvogëlohet sasia e tyre, rriten gjasat që flokët t’ju bien gjithnjë e më shumë.

Ndjenja e plogështisë

Sigurisht keni mësuar deri tani se proteinat janë shumë të rëndësishme për muskujt, kështu që çdo plogështi apo mosdisponim lidhet me mungesën e proteinave në trup.

Sëmureni shpesh 

Nëse jeni shpesh të sëmurë dhe të ftohur, apo ju bie vazhdimisht imuniteti, kjo është edhe një shenjë që keni mungesë të proteinave.