“Si s’të vjen turp që puth gocën e dajës”, reperi shqiptar tallet nga fansat

Publikuar më 07. 11. 2017 nga Bleona Metushi

Reperi Mozzik dhe Loredana Zefi ishin një ndër çiftet më të përfolura të kësaj vere, jo se bën ndonjë dasmë, por për ndarjen dhe ribashkimin e tyre.

Loredana mori pjesë në klipin e këngës ‘Kuks’ ku mendohet se ata takuan njëri- tjetrin dhe ku filloi romanca e tyre. Çifti u përpoq që ta mbante të fshehtë lidhjen, megjithatë kjo gjë ishte paksa e pamundur, pasi fotot e tyre bashkë “pushtuan” portalet shqiptare.

Për t’iu shpëtuar vëmendjes së mediave, Loredana, pak kohë më parë, u shpreh se ai nuk është i dashuri i saj, por djali i hallës. Të gjithë e besuam, por kur ata konfirmuan lidhjen e tyre, fansave të çiftit nuk u erdhi aspak mirë që ishin gënjyer kaq hapur dhe tashmë “hakmerren” sa herë që ata postojnë foto së bashku, shkruan class.

Në një kohë që po flitej për ribashkimin e tyre, Mozziki e ka kofirmuar vetë lajmin nëpërmjet një fotoje në Instagram ku shfaqet duke u puthur me Loredanën, foto të cilën e shoqëron dhe me një dedikim.

“Nuk ka gjë më të bukur në jetë se të gjesh një njeri qe të lexon pa shkronja..dhe të kupton pa fjalë !”, shkruan ai.

Fotoja ka marrë dhjetëra komente, por shumica e tyre kanë të njëjtën përmbajtje: s’të vjen turp që puth gocën e dajës? Loredana duhet të jetë penduar për një deklaratë të tillë…

Nuk ka gjë më të bukur në jetë se të gjesh një njeri qe të lexon pa shkronja..dhe të kupton pa fjalë !

A post shared by MAIRIUNVEN (@mozzik) on