×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Si po i kënaq kriza e Covid-19 orekset e udhëheqësve të uritur për pushtet

Luke McGee

Ndërsa Covid-19 e ka ndalur botën mbarë, disa liderë botërorë kanë gjetur në këtë terren mundësinë për të forcuar më shumë pushtetin e tyre.Në Hungari, një projekt-ligj u miratua të hënën, që i dha kryeministrit Viktor Orban fuqinë për të qeverisur me afat të pacaktuar. Ai autorizohet të ndëshkojë gazetarët nëse qeveria beson se raportimi nuk është i saktë dhe lejon qeverinë të godasë qytetarët me gjoba të rënda për shkeljen e rregullave të bllokimit. Ai gjithashtu parandalon mbajtjen e zgjedhjeve dhe referendumit për sa kohë të jenë në fuqi masat.

Lëvizja ishte një thirrje për Bashkimin Evropian që të vepronte, me ish-kryeministrin e Italisë, Matteo Renzi, i cili shkoi aq larg sa sugjeroi bllokimin e Hungarisë nëse masat nuk ishin revokuar – diçka që është më e lehtë të thuhet se sa të bëhet. Lëvizja e Orban është mbase kapja më flagrante e pushtetit që zë vend mes kësaj pandemie. Sidoqoftë, të tjerë udhëheqës të forte kanë gjetur mundësinë për të zgjeruar autoritetin e tyre.

Në Filipine, Presidenti Rodrigo Duterte – një njeri që arreston kritikët dhe është lëvduar se ka vrarë personalisht kreminelë të dyshuar gjatë kohës që ishte kryebashkiak i Davao-s, ka siguruar kompetenca emergjente, që i kanë dhënë një kontroll më të madh të shërbimeve publike. Në fillim të këtij muaji, kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu u përball me kritika pasi qeveria e tij miratoi gjurmimin elektronik të pacientëve, duke përdorur teknologji që më parë ishte përdorur vetëm në luftën kundër terrorizmit.

Netanyahu, natyrisht, nuk është i vetmi udhëheqës që përdor teknologjinë për të gjurmuar qytetarët e tij gjatë krizës. Në Rusi, autoritetet po përdorin teknologjinë e njohjes së fytyrës për të kufizuar njerëzit që shkelin karantinën dhe izolimin e tyre. Nga Koreja e Jugut në Evropën Perëndimore, qeveritë e zgjedhura në mënyrë demokratike po përdorin mjete dixhitale për të gjurmuar vendndodhjen e pacientëve me koronavirus dhe të monitorojnë sa efektive është bindja qytetare ndaj masave distancuese sociale.

Ndërsa lëvizje të tilla natyrisht ngjallin frikën e menjëhershme të tejkalimeve politike nga nga liderët, ato gjithashtu shtrojnë pyetje mbi faktin se çfarë do të ndodhë kur kjo pandemi të marrë fund. Shqetësimi qëndron në faktin që ndërsa bota pajtohet me mënyrën e saj të të jetuarit, qytetarët mpihen nga ato që fillimisht ishin masa ekstreme dhe të jashtëzakonshme.

“Gjatë krizave, dritarja e arratisjes së qeverive nga publiku priret të zgjerohet”, thotë Brian Klaas, asistent-profesor politikës globale në University College London. Në kombet me tradita të forta demokratike, qeveritë mund të mbahen më mire nga kontrolli institucional brenda ekuilibrit, duke siguruar që këto fuqi të konsiderohen vërtet të jashtëzakonshme dhe t’i nënshtrohen rishikimit. Kjo është pak më e vështirë në vendet ku parimet demokratike janë minuar, siç është Hungaria.

“Problemi me sistemet e dobëta si Hungaria është se Orban ka gërryer demokracinë për një kohë të gjatë dhe ai do të dëshirojë ta kthejë këtë në normalitetin e ri….Dhe ai mund të brohoritet me ato që bën sepse në kriza, njerëzit kërkojnë udhëheqje, ” thotë Klaas. Nuk është vetëm Orban. Parag Khanna, autori i “Ardhmja është Aziatike”, shpjegon se “autoritarët e rinj që përfitojnë nga mazhoritarizmi demokratik, siç është Duterte në Azi dhe Orban në Evropë”, në vitet e fundit “i kanë akorduar vetes të drejtën për të sunduar me dekret”.

Ndërsa veprimet e fundit të këtyre “autoritarëve të rinj” mund të duken ekstreme, ato janë kryesisht ligjore dhe, në shumë raste, proporcionale me sfidën e këtij koronavirusi. E cila i vë udhëheqësit e demokracive më të forta në një pozitë të vështirë. “Udhëheqësit demokratë duhet të shmangin çdo deklaratë duke kritikuar veprimet e liderëve të tjerë që mund të minimizojnë rëndësinë e pandemisë,” thotë Nic Cheeseman, profesor i demokracisë në Universitetin e Birmingham. “Por heshtja e tyre tani rrezikon t’u dorëzojë autoritarëve një çek të bardhë në të holla në një kohë të ardhshme”.

Më keq, gjatë një pandemie, udhëheqësit e fortë mund të imponojnë masa të jashtëzakonshme, pranë kombeve si Mbretëria e Bashkuar dhe Italia, duke i bërë ata të duken krejt të zakonshëm. “Gjëja shqetësuese gjatë një krize është se liderët me instinkte autoritare mund të pretendojnë se po bëjnë vetëm atë që po bëjnë disa demokraci me themel”, thotë Cheeseman. Por ndërsa demokracitë e fuqishme pritet të përmbysin përfundimisht masa të tilla, qytetarët në demokraci të dobta mund të trishtohen pas urdhrit të udhëheqësit.

Sigurisht, ky problem “i ri normal” nuk vlen vetëm për kombet me institucione demokratike të dobëta. Historikisht, madje edhe Shtetet e Bashkuara këtë shekull e kanë parë dorën ekzekutive si një fuqi të jashtëzakonshme gjatë një krize, shembulli më i dukshëm i këtij ligji është Akti i Patriotëve, pas sulmeve të 11 Shtatorit në 2001.

Nëse mëndësia “rally round the flag” fillon në mbarë botën, udhëheqësit mund të gjejnë mënyra për ta shfrytëzuar atë”, thotë Klaas. “Nëse pranoni që 9/11 i bëri njerëzit të lumtur të heqin dorë nga disa liri, konsideroni këtë: Imperial study thotë se do të ketë 2.2 milion vdekje në SH.B.A. nëse nuk ka ndërhyrje ekstreme dhe të qëndrueshme të qeverisë. Kjo është ekuivalenti i 9/11, që ndodh gati çdo ditë për më shumë se dy vjet”.

Shembulli i vendosur nga SHBA dhe aleatët e saj demokratikë ka vërtet rëndësi. Se si vendet si Amerika, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Franca dalin nga kjo krizë do të vendosë një shirit të ri për normat demokratike.

“Gjatë krizave, pushteti i përqendruar i qeverisë përgjithësisht rritet”, shpjegon Cheeseman. “Sidoqoftë, kur kriza të ketë mbaruar, ai pushtet nuk kthehet gjithmonë në duart e publikut, niveleve më të ulëta të qeverisjes.” Këto shkojnë përtej instrumenteve të reja ligjore që një udhëheqës mund të ketë. Siç kemi parë në Izrael dhe Rusi, mund të përdoren teknologji të reja që frenojnë liritë civile të njerëzve.

Gjurmimi elektronik i pacientëve me koronavirus i lejon Agjencisë së Sigurisë të Izraelit, ose Shin Bet që t’i regjistrojë qytetarët duke përdorur numrat e ID-së dhe numrat e telefonit. Netanyahu mbrojti miratimin e legjislacionit për këtë leje pa vote në parlament, duke pretenduar se “virusi po përhapet me një ritëm të jashtëzakonshëm, dhe se një vonesë madje edhe e një ore në këto rrethana mund të çojë në vdekjen e shumë izraelitëve”. Knesset më vonë aprovoi përdorimin e teknologjisë së gjurmimit, duke e mandatuar atë të marrë raporte të rregullta se si ishin përdorur informacionet e mbledhura.

Policia e Moskës pohoi në fillim të këtij muaji se sistemi i njohjes së fytyrës në Rusi kishte çuar në kapjen dhe gjobitjen e 200 personave që nuk pranonin bllokimin,  një mesazh i ashpër që në një kohë krize mund të luante mirë me publikun.

Krizat globale e kanë për zakon që të krijojnë shpërqëndrime që mund të shfrytëzohen nga udhëheqësit për të kënaqur urinë e tyre për pushtet. Tani për tani bota ka një dyzinë me liderë të uritur për pushtet. Të cilët me një krizë të cilën shumë syresh prej nesh nuk e kishin parë kurrë, nuk është e vështirë të shohesh se si shpërthimi global i koronavirusit mund të jetë një lajm i keq për demokracinë, dhe atyre që varen prej saj. /CNN/

(Titulli origjinal: Udhëheqësve të uritur për pushtet ua ka ënda ta shfrytëzojnë krizën e koronavirusit)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Fenomeni i shëmtuar “Frrok Çupi”

Fenomeni i shëmtuar “Frrok Çupi”

Publikuar më 03.12.2020
Nga: Egers Bardhi Më kujtohet shumë mirë se si njëri pre...

Nga: Egers Bardhi Më kujtohet shumë mirë se si njëri prej pedagogëve më këshilloi që të shmangia televizionin e mbi të gjitha emisionet politike si një burim informacioni për aktualitetin, duke i cilësuar ato si ndotje akustike, kakofoni, çorba partiake, promovim antivlerash e deformim i shtyllës kurrizore të diskursit politik. Fatëkeqsisht, si shumë herë të […]

Lexo më shumë

Veton Surroi: Lajthitja e Këshillit Bashkiak të Kukësit, Gjici me deficit të thelluar intelektual!

Veton Surroi: Lajthitja e Këshillit Bashkiak të Kukësit, Gjici me deficit të thelluar intelektual!

Publikuar më 02.12.2020
Veton Surroi Me hapa të vendosur përpara drejt të së kaluarë...

Veton Surroi Me hapa të vendosur përpara drejt të së kaluarës Faulkneri, Kukësi dhe lajthitjet e së ardhmes 1. “E kaluara kurrë nuk është e vdekur. Madje, as që është e kaluar”. Mund të ndodhë që ndonjë lexues të më qortojë për përdorimin e sërishëm të këtij citati të William Faulknerit, por nëse kjo ndodh […]

Lexo më shumë

E ka një ‘’bela’’ historia, të mëson shumë

E ka një ‘’bela’’ historia, të mëson shumë

Publikuar më 02.12.2020
Pirro Naçi Grekët dhe shqiptarët besojnë se dy popujt  janë ...

Pirro Naçi Grekët dhe shqiptarët besojnë se dy popujt  janë historikisht armiq?! Ky opinion në një masë të gjerë njerëzish është pasaktësi ose injorim i historisë. Janë  opinione dhe pasaktësi ndoshta të  qëllimshme, ndoshta  edhe nga mungesa e njohjes së historisë. Ka një arsye të ‘’mirë’’ që njerëzit nuk merren me historinë: -Të mëson shumë-thotë […]

Lexo më shumë

S’ka Dibër të Madhe dhe të Vogël, por ka vetëm një Dibër!

S’ka Dibër të Madhe dhe të Vogël, por ka vetëm një Dibër!

Publikuar më 26.11.2020
Alban Daci Për herë të parë përmendet në hartën e Ptolemeut ...

Alban Daci Për herë të parë përmendet në hartën e Ptolemeut (shek.II e.r.) me emrin Deburus. Më 1502, njihet si qendër e rëndësishme qytetare. Në vitet 30-40 të shek XIX, Dibra me afro 8 400 banorë dhe 250 dyqane, ishte një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike të tregut të brendshëm shqiptar. Në kohën e […]

Lexo më shumë

Sa shumë i kam dhënë këtij vendi, e kurrë, kurrë s’më ka dhënë asgjë

Sa shumë i kam dhënë këtij vendi, e kurrë, kurrë s’më ka dhënë asgjë

Publikuar më 23.11.2020
Haris Vongli Si e dalë shëndoshë e mirë nga Covid-19, ku...

Haris Vongli Si e dalë shëndoshë e mirë nga Covid-19, ku veç besimit tek fryma e shenjtë dhe miqtë e të afërmit, të fushës së mjeksisë a jo, besim të madh gjeta edhe tek vetja e shërbimi që i bëra instiktivisht vetes, si edhe duke lexuar shumë, me shpresë plot e sakrifica të panumërta, po […]

Lexo më shumë

Histeri publike kundër Bashës!

Histeri publike kundër Bashës!

Publikuar më 21.11.2020
Alban Daci Njerëz, nuk e kuptoni që po jetojmë në një diktat...

Alban Daci Njerëz, nuk e kuptoni që po jetojmë në një diktaturë moderne dhe kjo ka emrin “Rilindje”. Reagimi thuajse publik i të gjithëve: institucioneve, mediave, pushtetit dhe një grupi qytetarësh kundër deklaratës së Bashës për numrin e viktimave, dëshmon qartë polarizimin maksimal të shoqërisë dhe kontrollin e saj nga pushteti në shërbim të pushtetit. […]

Lexo më shumë

Ekrem Spahiu: Pse u krijua Legaliteti, 77 vite më parë?!

Ekrem Spahiu: Pse u krijua Legaliteti, 77 vite më parë?!

Publikuar më 20.11.2020
Nga pikëpamja historike, Partia “Lëvizja e Legalitetit” e ka...

Nga pikëpamja historike, Partia “Lëvizja e Legalitetit” e ka zanafillën që nga “Triumfi i Legalitetit”, më 24 dhjetor 1924, kur u rikthye legjimiteti i zgjedhjeve të dhjetorit 1923 të fituara nga Ahmet Zogu. Në kontekstin e Luftës së II Botërore, zogistët, përveçse kanë kontribuar drejtpërdrejt në luftë, janë përpjekur me të gjitha mënyrat për bashkimin […]

Lexo më shumë

Kur avokatja e Bashës mbron krimin e Ramës te Teatri Kombëtar

Kur avokatja e Bashës mbron krimin e Ramës te Teatri Kombëtar

Publikuar më 19.11.2020
Arben Rrozhani Në 32 faqet e raportit të Avokatit të Populli...

Arben Rrozhani Në 32 faqet e raportit të Avokatit të Popullit për shembjen banditeske të kompleksit të Teatrit Kombëtar, natën e 17 majit, dhe dhunën ndaj civilëve që pasoi aktin barbar, nuk gjen të përmendur në asnjë radhë fjalët “qeveri’, “bashki”, “Rama”, ‘Veliaj”, ndërsa fjala “terror” është fshehur, e përmendur vetëm një herë, në mes […]

Lexo më shumë