Si në filmat thriller/ Po i masakrohej familja, si shpëtoi 13-vjeçari 5 motrat e vëllezërit e vegjël

Foto 1 nga 4 Pas Para

Një ngjarje e denjë për filmat thriller në Hollivud ka ndodhur në një familje mormone në Meksikë.

Nëntë anëtarë të familjes Lanford, tre gra dhe gjashtë fëmijë u shfarosën nga narko-trafikantët meksikanë.

Historia e tmerrshme po bën xhiron e mediave ndërkombëtare, lidhur me mënyrën se si shpëtuan gjashtë fëmijët e tjerë të familjes që udhëtonin në tre makinat që u sulmuan nga narko-trafikantët.

6 fëmijët, më i madhi 13 vjeç, ia dolën të fshihen në një zonë të shkretuar pasi nëna e tyre tërhoqi vëmendjen e trafikantëve që më pas e vranë.

“Hero” i vërtetë u bë 13-vjeçari Devin Landord, që fshehu motrat dhe vëllezërit e tij dhe mandej mori guximin të ecte 23 kilometra në këmbë mes hapësirave plot gjarpërinj e rreziqe në kufirin SHBA-Meksikë.

Pas orësh udhëtim në shkretëtirë, djali ishte i dërrmuar nga lodhja dhe gjeti ndihmë në një zonë të banuar, ku banorët sinjalizuan policinë.

Me të mbërritur në vendin ku kishte fshehur vëllezërit dhe motrat e tij, Devin pa që mungonte motra 9-vjeçare e cila u gjet disa kilometra më tutje.

Motra e tij kishte kërkuar gjithashtu ndihmë për vëllezërit dhe motrat e mitura, Trevor 11 vjeç, Endi 4 vjeç, Rogen 2 vjeç, Faith Marie Johnson 7-muajshe. Për fat të mirë të gjithë gëzojnë shëndet të mirë dhe u bashkuan me të atin dhe pjesëtarët e tjerë të familjes që i mbijetuan masakrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet