Si mund t’i drejtoni flokët pa përdorur tharëse apo pjastër

Publikuar më 26. 09. 2017 nga Jola Alimemaj

Jeni lodhur nga përdorimi i tharëses apo pjastrës? Bëni mirë pasi ato mbi të gjitha po ju shkatërrojnë edhe flokët.

Ne do t’ju mësojmë si t’i drejtoni flokët pa i përdorur ato pajisje.

Ju nevojitet vaj kokosi dhe vaj ulliri (nga një lugë gjelle secili), të cilët duhet ti përzieni mirë së bashku.

Krihini flokët dhe më pas kapini me një kapse e më pas mbeshtillini me një peshqir të ngrohtë(të lagur).

Lërini rreth 60 minuta dhe lajini normalisht. Do të vini re se floku do të jetë i drejtë dhe mjaft i butë.