Si e do ligjin Komisioni Evropian?

Qeveria po përpiqet ta shesë në mënyrë spekulative çështjen e Teatrit Kombëtar, si çështje teknike që duhet rregulluar “içik” ligji siç e do Komisioni Europian. Por ende nuk po thotë asgjë për vjedhjen e pronës publike që kërkon ta bëj me një formule favorizuese, sipas parimit të Partneritetit Privat Publik.

Derisa hienat e pushtetit nuk heqin dorë njëherë e mire nga vjedhja e pronës publike, aty ku ndodhet Teatri, çdo diskutim teknik mbi të ardhmen e Teatrit, bëhet nul. Hiqni njëherë e mirë dorë nga tjetërsimi i pronës publike, pastaj flasim për të ardhmen e Teatrit.

Nënshkruar nga Andi Tepelena

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet