×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje, njihuni me parashikimin për këtë të mërkurë

Dashi

Të lindurit e kësaj shenje do të përjetojnë momente shumë të këndshme gjatë kësaj të mërkure. Ka gjasa të merrni disa dhurata domethënëse. Nuk rekomandohet të bëni blerje dhe as të dërgoni para nesër. Në mbrëmje mund të mësoni një lajm, i cili mund t’ju trishtojë, por përpiquni me çdo kusht ta kaloni këtë situatë.

Demi

Do të frymëzoheni nga diçka që do t’ju bëjë të mendoheni gjatë për të ardhmen. Nuk parashikohen evente të veçanta gjatë kësaj dite. Ekziston më shumë mundësia të përfshiheni në punët e shtëpisë dhe nuk do të realizoni ato çfarë kishit planifikuar.

Binjakët

Do të ndiheni mjaft të lodhur nesër. Mos u përpiqni të veproni kundër fizikut tuaj. Nëse e ndjeni të nevojshme për t’u relaksuar, mendoni mënyrën më të mirë për ta bërë këtë. Rekomandohet të gjeni kohë edhe për lojëra me fëmijët.

Gaforrja

Gaforret nuk rekomandohet të kalojë shumë kohë në internet. Është e rëndësishme të përfshiheni nëpër aktivitete që do të kënaqnin edhe familjen tuaj. Bëni kujdes me dietën ushqimore dhe luftoni zakonet e këqija.

Luani

Disa Luanë mund të ndodhen në një periudhë të vështirë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se nuk do të keni momente të lumtura. Mos u shqetësoni nëse konkurrenti ose rivali juaj kryesor është më i fortë se ju. Mendoni me zgjuarsi dhe ecni përpara.

Virgjëresha

Të lindurit e kësaj shenje duhet të tregohen më të sinqertë. Ka gjasa t’ju dalë në pah një gënjeshtër, e cila do t’ju bëjë të ndiheni mjaft keq. Sinqeriteti është i mirëpritur kudo, madje të tillë duhet të tregoheni edhe me veten tuaj. Mos u përpiqni të manipuloni të
tjerët.

Peshorja

Mos lejoni që të tjerët të përpiqen t’ju ndryshojnë mendimin. Kini besim te vetja dhe tregohuni i sigurt kur dialogoni me të tjerët. Edhe pse është e mërkurë, ka gjasa që të shënoni sukses në biznes. Rekomandohet të gjeni kohë për t’iu përkushtuar pamjes fizike dhe mirëqenies.

Akrepi

Akrepat nuk rekomandohen të tregohen agresivë ndaj personave të afërt. Shmangni fyerjet dhe fjalët provokuese. Mbani veten nën kontroll dhe evitoni çdo konflikt të mundshëm. Nuk ka asnjë arsye nesër për t’u përfshirë në situata të tensionuara.

Shigjetari

Shigjetarët do të marrin disa lajme inkurajuese. Kjo mund të lidhet me marrëdhëniet në familje apo me një çështje trashëgimie. Beqarët e kësaj shenje nuk rekomandohen të përfshihen nesër në marrëdhënie romantike, pasi nuk është dita e duhur.

Bricjapi

Bricjapët do ta shpenzojnë këtë ditë duke shijuar çdo moment. Ka gjasa të realizoni të gjitha planet tuaja. Mos i refuzoni këshillat e tjerëve, mbi të gjitha nëse këshillat vijnë nga të afërmit tuaj. Bëni kujdes me shëndetin!

Ujori

Ujorët mund të ndihen të lodhur nga dita e nesërme. Ka shumë gjasa që pjesën më të madhe të kohës të jeni të aktivizuar në punë, apo me çështje urgjente personale. Vetëm në mbrëmje do të mund të gjeni pak kohë të lirë.

Peshqit

Të lindurit e kësaj shenje rrezikojnë të përfshihen në një konflikt verbal. Ka gjasa që fjalët e shprehura në fuqinë e emocioneve do të dëmtojnë marrëdhënien tuaj me dikë të afërt. Beqarët e kësaj shenje nuk rekomandohet ta kërkojnë dashurinë nëpër rrjete sociale, por në ato vende që frekuentojnë më shpesh.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Besoni se qeveria shqiptare do të arrijë ta sigurojë së shpejti vaksinën anti-COVID për të gjithë popullsinë?

Loading ... Loading ...

Horoskopi ditor, e diel 11 prill 2021

Horoskopi ditor, e diel 11 prill 2021

Publikuar më 11.04.2021
Dashi Të lindurit e kësaj shenje nuk rekomandohet të përfshi...

Dashi Të lindurit e kësaj shenje nuk rekomandohet të përfshihen nëpër sekrete. Kjo do të krijonte një situatë të sikletshme dhe do t’ju merrte kohën e lirë. Do të ishte më mirë të përqendroheshit në punë apo në çështjet familjare. Demi Demët rrezikojnë të përballen me probleme, pas një mashtrimi të bërë nga ana e […]

Lexo më shumë

Horoskopi ditor, e shtunë 10 prill 2021

Horoskopi ditor, e shtunë 10 prill 2021

Publikuar më 10.04.2021
Dashi Me Hënën në favorin tuaj, humori do të jetë në maksimu...

Dashi Me Hënën në favorin tuaj, humori do të jetë në maksimum, ashtu si dhe raporti në çift. Pasioni do të jetë i papërmbajtshëm! Ata që janë vetëm do mund të japin më të mirën në sferën sociale. Në punë, mundohuni të mos krijoni keqkuptime, pasi mund të dëmtoni gjithçka. Demi Mos kërkoni më shumë […]

Lexo më shumë

Dikush po përpiqet t’ju çorientojë, mësoni çfarë parashikojnë yjet për këtë të premte

Dikush po përpiqet t’ju çorientojë, mësoni çfarë parashikojnë yjet për këtë të premte

Publikuar më 09.04.2021
Dashi Të lindurit e kësaj shenje nuk duhet të shqetësohen sh...

Dashi Të lindurit e kësaj shenje nuk duhet të shqetësohen shumë për çështjet profesionale, pasi gjërat do të ecin vetë mirë. Sa i përket jetës personale, ka gjasa të përballeni me një problem të vogël, pasi një prej familjarëve mund të shprehë hatërmbetje ndaj jush. Demi Demët mund të zhgënjehen në dashuri. Personi që ju […]

Lexo më shumë

Nuk do të mungojnë surprizat, zbuloni shenjat që duhet të bëjnë kujdes

Nuk do të mungojnë surprizat, zbuloni shenjat që duhet të bëjnë kujdes

Publikuar më 08.04.2021
Dashi Hëna, Venusi dhe Dielli i favorshëm ju japin një takim...

Dashi Hëna, Venusi dhe Dielli i favorshëm ju japin një takim të veçantë. Ata që jetojnë dy histori në të njëjtën kohë duhet të fillojnë të sqarohen. Ata që nuk janë të kënaqur me marrëdhënien mund të dëshirojnë të bëjnë shkelje. Në vendin e punës, është më mirë të eleminoni gjërat sesa të përballeni me […]

Lexo më shumë

Një ditë pozitive për të lindurit e kësaj shenje, çfarë rezervojnë yjet sot

Një ditë pozitive për të lindurit e kësaj shenje, çfarë rezervojnë yjet sot

Publikuar më 06.04.2021
Dashi Këtë të martë rekomandohet të mbani nën kontroll emoci...

Dashi Këtë të martë rekomandohet të mbani nën kontroll emocionet dhe të bëni kujdes me veprimet. Në një moment mund të përjetoni pakënaqësi me veten dhe trishtim, për shkak të së kaluarës. Përpiquni ta kaloni këtë situatë dhe të ecni përpara duke menduar me pozitivitet. Demi Në pjesën më të madhe të ditës Demat do […]

Lexo më shumë

Horoskopi ditor, e hënë 5 prill 2021

Horoskopi ditor, e hënë 5 prill 2021

Publikuar më 05.04.2021
Dashi Të lindurit e kësaj shenje mund të përjetojnë disa mom...

Dashi Të lindurit e kësaj shenje mund të përjetojnë disa momente të pakëndshme. Ndoshta mund të përfshiheni në një konflikt teksa udhëtoni me transport publik ose mund të merrni kritika nga shefi/shefja juaj. Megjithatë do të ketë edhe momente të bukura, pasi mund të merrni një dhuratë nga partneri/partnerja juaj. Demi Do të jeni të […]

Lexo më shumë

Financat duken në vështirësi, mësoni çfarë parashikojnë yjet për sot

Financat duken në vështirësi, mësoni çfarë parashikojnë yjet për sot

Publikuar më 04.04.2021
Dashi Një ditë të tensionuar për ju dhe partnerin tuaj këtë ...

Dashi Një ditë të tensionuar për ju dhe partnerin tuaj këtë të dielë. Për beqarët mundësitë nuk do të jenë të shumta sot prandaj, më mirë qëndroni në qetësi. Puna do të fillojë të përmirësohet dhe çdo gjë do të shkojë më mirë. Shëndeti është më së mirë. Demi Çiftet do të kalojnë një ditë […]

Lexo më shumë

Ditë me të papritura për të lindurit e kësaj shenje, çfarë rezervojnë yjet sot

Ditë me të papritura për të lindurit e kësaj shenje, çfarë rezervojnë yjet sot

Publikuar më 03.04.2021
Dashi Yjet e sotëm ju sugjerojnë që të bëni një pushim, ndal...

Dashi Yjet e sotëm ju sugjerojnë që të bëni një pushim, ndaloni dhe reflektoni. Është koha për të menduar për veten tuaj. Një ndjenjë e brendshme sot, do ju tregojë nëse duhet të vazhdoni rrugën që keni nisur apo ta ndërprisni atë. Merrni një vendim përfundmitar që të mos ketë më kthim pas. Demi Mund […]

Lexo më shumë