Si asnjëherë më parë, tre shqiptarë në Eurovizion

Si asnjëherë më parë, tre këngëtarë shqiptarë do të shkojnë në kompeticionin Evropian të këngës, Eurovizion.

Eugent Bushpepa do të përfaqësojë Shqipërinë në Lisbonë, pasi triumfoi në festivalin e 56-të të RTSH-së me këngën “Mall”. Sipas sondazheve të fundit kënga “Mall”, kryeson listën si më e preferuara e fansave me 25 për qind të votave.

Ndërkohë, Italia do të përfaqësohet nga këngëtari me origjinë shqiptare Ermal Meta, i cili solli një himn kundër terrorizmit në këngën “S’më keni bërë asgjë”.

E treta në listë është një tjetër këngëtare me origjinë nga Fieri, Eleni Foureria, e cila përfaqëson shtetin e Qipros në këtë kompeticion. Ajo do të përfaqësohet me këngën “Zjarr”.

Të tjera

Abissnet