Si asnjëherë më parë, në Itali fitohet lotaria prej 209 milionë eurosh

Plot 209 milionë euro ka qenë shuma e fituar sot nga një person me fat në Itali, i cili luajti lotarinë Superenalotto.

Fatlumi ia doli të gjejë të gjithë numrat e shorteut si dhe numrin Jolly dhe atë Superstar, duke u kthyer brenda ditës në miliarder.

Sa për kuriozitet numrat fitues të kësaj radhe të lotarisë ishin 7, 32, 41, 59, 75, 76. numri Jolly 21 dhe numri SuperStar 11.

Mediat italiane raportojnë se bileta fituese është shitur në qytetin e Milanos, në një lokal në rrugën Cavour 46, ndërkohë që nuk bëhet me dije emri i blerësit.

Vlen për t’u theksuar fakti që bëhet fjalë për xhekpotin më të madh të fituar ndonjëherë në historinë e Superenalotto dhe ndër më të mëdhenjtë në historinë e lotarive të tjera botërore gjithashtu.

Kujtojmë që hera e fundit kur xhekpoti ishte fituar ishte data 23 qershor 2018 ku 45 persona kishin luajtur një sistem të përbashkët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Vija fatale e Ballkanit

Blerim Latifi Gjatë historisë, njerëzit në Ballkan kanë vuajtur nga një lloj fataliteti gjeopolitik. Ky fatalitet ka të bëjë me…

Abissnet