Shumë viktima nga aksidentet rrugore, pothuajse një i vdekur çdo ditë në qershor

Numri i aksidenteve rezulton në rënie si në qershor ashtu dhe për 6 mujorin e parë të vitit. Por, ndonëse si numër bëhen më pak aksidente, ato po rezultojnë më fatale.

Sipas të dhënave të INSTAT, Në muajin Qershor 2019 numërohen 131 aksidente rrugore nga 142 aksidente të ndodhura në Qershor 2018, duke u ulur me 7,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në gjashtëmujorin e parë 2019, numërohen 714 aksidente rrugore nga 801 aksidente të ndodhura në gjashtëmujorin e parë 2018, duke u ulur me 10,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Por, Në muajin Qershor 2019, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 26 persona, nga 20 persona të vdekur në  Qershor 2018. Në qershor të këtij viti, pothuajse çdo ditë është shënuar një viktimë në rrugë.

Në gjashtëmujorin e parë 2019, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 102 persona nga 98 persona, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në Qershor 2019, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 187 persona nga 217 që ishte një vit më parë, duke u ulur me 13,8 %. Numri i të aksidentuarve në gjashtëmujorin e parë të vitit 2019, është 960 persona nga 1069 persona, duke u ulur me 10,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2018.

Në Qershor 2019, aksidentet rrugore, në 91,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup mosha 25 – 35 vjeç, duke zënë 31,3 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup moshe janë rritur me 10,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në gjashtëmujorin e parë 2019, aksidentet rrugore, në 14,1 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 36,1 %, krahasuar me një vit më parë./Monitor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet