Shumë romantik: I shoqi surprizon Angela Martinin për ditëlindje

Modelja bukuroshe Angela Martini feston sot ditëlindjen. Në 34-vjetorin e saj nuk kanë munguar urimet dhe dhuratat e shumta nga fansat dhe familjarët.

Angela ndodhet krah partnerit të saj, binzesmenit rumun Dragos Savulescu i cili i ka bërë dhuratën më të bukur në këtë ditë të veçantë.

Modelja ka treguar në Instastory se i shoqi e ka surprizuar me një buqetë të madhe me trëndafila të kuq. Gjithashtu ai ka përgatitur edhe me një tortë me çokollatë në të cilën shkruhet: “Gëzuar ditëlindjen zemër!”.

Partneri i Anxhelës është diskutuar shpesh në media për probleme me drejtësinë, ai ishte në arrati për një vit po më pas u dorëzua te autoritetet italiane.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet