Shuhet në moshën 93-vjeçare shkrimtari i njohur Andrea Camilleri

Ka ndërruar jetë sot në moshën 93-vjeçare Andrea Camilleri, një ndër shkrimtarët më të njohur italian të letërsisë bashkohore.

Ai kishte qenë në kujdes intensiv në spitalin Santo Spirtio në Romë prej afro një muaji, pas një arresti kardiak.

Me figurën e inspektorit Salvo Montalbano,Camilleri i ka bindur intelektualët dhe madje edhe lexuesit e “dobët” të lexojnë veprat e tij.

Pak nga jeta dhe krijimtaria e tij

Andrea Camilleri lindi në Porto Empodokle (Agrigento) më 1925, dhe prej vitesh jetonte në Romë. Ai ka zhvilluar një karrier si regjisor dhe skenarist në teatër dhe në RAI, ku u shqua për eksperimentimin e teatrit absurd dhe, në moshë të vonë, por me shumë sukses, nisi një “jetë” të re si shkrimtar.

Nga romanet e tij të para, Ecuria e gjërave (1978), Një fije tymi (1980) etj.,  Camilleri do të kthehej në një emër të njohur në Itali dhe Evropë.

Camilleri është shkrimtari italian më i lexuar, me më shumë se 10 milion kopje të shitura. Nga krijimtaria e tij shumë e pasur përmendim: “Durimi i bretkosës”, ‘Pa titull”, “Hëna prej letre”, ‘Krahët e sfinksit”, “Delja dhe bariu”, “Djalli”, “I dashuruari”, “Novela e Antonelos nga Palermo”, “Pensioni Eva”, “Gruaja e bankierit”, “Tregime të Montalbanos” dhe “Një të shtunë me miqtë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet