Shuhet Nadja Regin, aktorja e James Bond

Aktorja Nadja Regin është shuar në moshën 87-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e filmave 007 në Tëitter.  “Mendimet tona janë me ato të familjes dhe miqve në këtë kohë të vështirë”, shkruan për Regin. Nadja Regin ka luajtur në dy filma të James Bond-it. Në vitin 1963 aktorja ishte rekrutuar për të luajtur rolin e të dashurës së stacionit te bosit MI6, Alim Kerim Bey ne filmin me titull “Nga Rusia me dashuri”. Regin kishte filluar të aktronte në shtëpi dhe në Gjermani përpara se të zhvendosej në Mbretërinë e Bashkuar, në mes të viteve 1950-ta. Ajo ka marrë pjesë në disa filma britanikë përpara se të merrte rolin në filmin “Nga Rusia me dashuri”. Në vitet ’70 Regin ka punuar për kompani si Rank Film dhe producentët e filmave horror, Hammer, duke përzgjedhur tekste filmash për produksion. Ajo së fundmi ka publikuar novelën “Viktimat dhe budallenjtë” me emrin e saj te plotë Nadja Poderegin. Libri përshkruan romancën midis një poeti idealizues dhe një kërcimtareje të bukur gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Shqipëri, narko shtet

Revista politike “Spiegel” raporton për sjelljen alarmante të qeverisë  socialiste në Shqipëri, me kryeministër Edi Ramën dhe ministër Lleshajn etj….

Abissnet