Shuhet Kobe Bryant, legjenda e basketbollit amerikan të NBA (FOTO)

Foto 1 nga 7 Pas Para

Legjenda e basketbollit dhe ikona e NBA, Kobe Bryant, ka ndërruar jetë, duke tronditur botën e sportit anekënd botës.

Mësohet se ylli i Los Angeles Laker ka humbur jetën pas një aksidenti me helikopter që ndodhi në Calabasas të Kalifornisë.

Lajmi për vdekjen e 41-vjeçarit është konfirmuar nga TMZ. Media amerikane konfirmon se Kobe po udhëtonte së bashku me katër persona me një helikopter privat.

Helikopteri është rrëzuar e për pasojë ai dhe 4 të tjerët kanë vdekur. Mësohet se bashkëshortja e tij Vanessa Bryant nuk ka qenë në bordin e helikopterit.

Lajmi ka shokuar sportdashësit kudo në botë, ndërsa arsyet e aksidentit mbeten ende të panjohura. Bryant, lojtari më i mirë i dekadave të fundit, fitoi zemrat e të gjithë sportdashësve në botë duke e bërë basketbollin një sport popullor.

Përgjatë karrierës së tij 20-vjeçare me Los Angeles Lakers, është shpallur 5 herë kampion i NBA-së, për t’u tërhequr nga basketbolli i luajtur më prill të 2016-ës.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet