Shtyp kalimtarin, largohet nga skena e ngjarjes 42-vjeçarja

Publikuar më 19. 06. 2017 nga Denis Tahiri

Një 42-vjeçare ditën e djeshme ka shtypur me makinë një klaimtar 38-vjeçar pranë zonës së ish-Ekspozitës.

Sipas njoftimit të policisë së Tiranës, 42-vjeçarja me iniciale K.I, e shoqëruar nga dy vajza K. I., 19 vjeçe dhe dhe V. V., 17 vjeçe, janë larguar nga skena e aksidentit.

Ndërkohë kalimtari 38-vjeçar, është dërguar drejt spitalit në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 18.06.2017, u arrestua shtetasi Ksandros Kiço, 27 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetaset K. I., 19 vjeçe, K. I., 42 vjeçe dhe V. V., 17 vjeçe, banuese në Tiranë

Rreth orës 11:00, në afërsi të ish-Ekspozitës, shtetësia K. I. duke drejtuar automjetin tip Mercedes Benz, ka aksidentuar këmbësorin O. L., 38 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në S.Q.U. në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shtetasi Ksandros Kiço e ka ndihmuar drejtuesen e automjetit të largohet nga vendngjarja, ndërsa shtetaset e tjera, nuk kanë kallëzuar ngjarjen.

Punohet për kapjen e shtetases K. I. dhe pasagjereve në automjet.

Parashikuar nga Nenet 300 dhe 302 në ngarkim të shtetasit Ksandro Kiço, për Nenet  291, 290 dhe 273 në ngarkim të shtetases K. I., si dhe për Nenin 300 në ngarkim të shtetaseve K. I. Dhe V. V.

/D.T/