
Boksieri shqiptar Florian Marku nuk do ta zhvillojë ndeshjen e parashikuar për në muajin janar dhe shkak për këtë është bërë rritja e rasteve të koronavirusit të ri në Britaninë e Madhe.
Lajmin e ka bërë me dije vetë boksieri përmes një postimi në Facebook, ku thekson se ndeshja e 30 Janarit do të riplanifikohet për një datë tjetër. Datë kjo e cila nuk dihet ende, ndërkohë që Marku shprehet se do t’i mbajë të informuar sportdashësit e tij përmes rrjeteve sociale.
Postimi i plotë
Për të gjithë ndjekësit e mi! Me vjen keq t’ju lajmëroj qe ndeshja e 30 janarit do riplanifikohet. Kam punuar me shume se kurrë gjithë ketë kohe edhe pse kam postuar pak. Për shkak të një rritje të madhe në rastet Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar, lufta ime do te zhvillohet ne një date tjetër.
Vonesa shpresojmë të jetë vetëm pak javë, por unë do t’ju mbaj të gjithëve të informuar për çdo zhvillim te ri.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply