×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Shtohen 300 punonjës në sistemin shëndetësor, vjeshta e dimri do të jenë të vështira

Ogerta Manastirliu, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka deklaruar se sistemit shëndetësor do t’i shtohen 300 mjekë, infermierë, teknikë, në përgjigje të planit dhe strategjisë afatmesme ndaj situatës së shkaktuar nga COVID-19.

“Vendimi i qeverisë ka alokuar 300 punonjës të dedikuar për spitalet që priten të hapen, por edhe për planin tonë afatmesëm në kuadër të përgjigjes të situatës të shkaktuar nga Covid-19. 300 punonjës do të jenë mjekë, teknikë apo infermierë, që do t’i përgjigjen nevojave të spitaleve COVID apo nevojave të tjera që ka sistemi shëndetësor. 

Ne po përgatitemi për vjeshtë-dimrin, që sigurisht do të jetë i vështirë, por po përgatitemi të fuqizojmë asetet sa i përket burimeve njerëzore, epidemiologët, punonjësit në shërbimet e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor jo vetëm në Tiranë, ku janë dyfishuar ekipet por edhe në të gjithë qarqet, në mënyrë që në terren të kemi më shumë epidemiologë, më shumë punonjës, të cilët të mundet të kenë prioritet jo vetëm testimin, por edhe gjurmimin, hetimin për kufizimin e infeksionit”, tha Manastirliu.

Manastirliu ju ka bërë edhe njëherë thirrje të rinjve të tregohen të përgjegjshëm, pasi sjellja individuale në këtë betejë është vendimtare.

“Ajo çfarë konstatohet nga puna juaj është që të rinjtë, apo personat që janë frekuentues të festave dhe të ceremonive të cilat me udhëzime tona janë të ndaluara e që në fakt janë kryer në komunitet, por gjithashtu edhe frekuentuesit e klubeve, bareve, janë bërë shkak për transmetimin e infeksionit. Një thirrje për të rinjtë, të cilët duhet të ndërgjegjësohen më shumë sa i përket këtij virusi të rrezikshëm pasi ata po bëhen bartës të këtij infeksioni dhe më pas ja transmetojnë prindërve të tyre, gjyshërve të tyre. Sot më shumë se kurrë të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm, të përgjegjshëm sepse sjellja e çdo individi në këtë luftë me këtë armik të padukshëm është vendimtare në fitoren e çdo beteje”, apeloi Manastirliu.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po kthehej nga Brukseli, arrestohet në kufi shqiptari me dy emra që kërkohet në Itali (Emrat)

Po kthehej nga Brukseli, arrestohet në kufi shqiptari me dy emra që kërkohet në Itali (Emrat)

Publikuar më 13.08.2020
Policia Kufitare kap dhe vë në pranga një të kërkuar për llo...

Policia Kufitare kap dhe vë në pranga një të kërkuar për llogari të drejtësisë italiane. Nga shkëmbimi i informacionit mes Policisë Kufitare, Interpol Tiranës dhe DVP Shkodër u vu në pranga 44-vjeçari i dënuar me 11 vite burg për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, si rezultat i […]

Lexo më shumë

Digjet fabrika e paleteve në Fushë-Krujë, dyshimet e para

Digjet fabrika e paleteve në Fushë-Krujë, dyshimet e para

Publikuar më 13.08.2020
Mëngjesin e sotëm, rreth orës 4:00, është përfshirë në flakë...

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 4:00, është përfshirë në flakë një fabrikë e prodhimit të paletave. Ngjarja ka ndodhur pranë urës së Gjolës, në Fushë-Krujë. Mësohet se në fabrikën që ishte në pronësi të Afrim Çelës, janë djegur dhjetra m3 lëndë drusore. Ndërsa dyshohet se zjarri është venë qëllimisht, por motivet nuk dihen ende. Policia […]

Lexo më shumë

Shifrat/ Shqiptarët nuk po preferojnë të lindin, 3,2% më pak bebe në 6 mujor

Shifrat/ Shqiptarët nuk po preferojnë të lindin, 3,2% më pak bebe në 6 mujor

Publikuar më 13.08.2020
Qeveria dy vitet e fundit po aplikon stimuj në vlera monetar...

Qeveria dy vitet e fundit po aplikon stimuj në vlera monetare për nxitjen e lindjeve duke dhënë subvencioneve direkte për çdo fëmijë të lindur, por kjo politikë nuk e ka përmirësuar situatën edhe pse shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri për të përfituar nga bonusi. Sipas INSTAT, në të gjithë vendin […]

Lexo më shumë

A do të rinis normalisht viti i ri shkollar në shtator? Profesorë dhe arsimtarë: Të hapen shkollat pavarësisht situatës

A do të rinis normalisht viti i ri shkollar në shtator? Profesorë dhe arsimtarë: Të hapen shkollat pavarësisht situatës

Publikuar më 12.08.2020
Gati një muaj para nisjes së vitit të ri akademik, mësuesit ...

Gati një muaj para nisjes së vitit të ri akademik, mësuesit dhe nxënësit në Shqipëri janë ende të paqartë nëse mësimi do të zhvillohet nëpër klasa apo në platformat online, si rrjedhojë e shifrave të larta të infektimeve me COVID-19 në Shqipëri. Përveç datës së nisjes më 14 shtator, edhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe […]

Lexo më shumë

Kaos tek Sanatoriumi/ Qytetarët blejnë edhe aparatet për oksigjen

Kaos tek Sanatoriumi/ Qytetarët blejnë edhe aparatet për oksigjen

Publikuar më 12.08.2020
Situata pranë Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi” po shkon...

Situata pranë Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi” po shkon drejt një kaosi total shëndetësor. Qytetarët janë detyruar të sigurojnë ushqime, ilaçe madje dhe pajisje oksigjenimi për të mbajtur në jetë familjarët e tyre. Faktin tronditës e konfirmojnë këta dy qytetarë, teksa na tregojnë se një familjar i tyre po trajtohet në terapi intensive prej disa ditësh. […]

Lexo më shumë

Të rinjtë shqiptarë raportojnë problemet gjatë pandemisë, pa ndihmë nga shteti dhe të papunë

Të rinjtë shqiptarë raportojnë problemet gjatë pandemisë, pa ndihmë nga shteti dhe të papunë

Publikuar më 12.08.2020
Dita Ndërkombëtare e Rinisë, i gjen të rinjtë në Shqipëri, m...

Dita Ndërkombëtare e Rinisë, i gjen të rinjtë në Shqipëri, më të varfër, më të dhunuar dhe në gjendje ekonomike edhe më të mjerë se një vit më parë, sipas një raporti të publikuar sot nga Qendra e të Drejtave të Fëmijëve dhe Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri. Ndërsa në botë, 12 gushti […]

Lexo më shumë

U infektua me COVID, del përgjigja e testit të dytë për Erjon Veliaj

U infektua me COVID, del përgjigja e testit të dytë për Erjon Veliaj

Publikuar më 12.08.2020
Mësohet se përgjigja e testit të dytë për Veliajn ka dalë dh...

Mësohet se përgjigja e testit të dytë për Veliajn ka dalë dhe u bë me dije se e ka kaluar betejën me virusin COVID. Testin e ka bërë edhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, e cila po ashtu ka dalë negative. Këtë gjë e ka bërë me dije vetë Veliaj në rrjetin e tij social […]

Lexo më shumë

Bie numri i vdekjeve në 6 muajt e parë të vitit, 406 vdekje më pak

Bie numri i vdekjeve në 6 muajt e parë të vitit, 406 vdekje më pak

Publikuar më 12.08.2020
Sipas INSTAT, në 6 muajt e parë të vitit kanë humbur jetën n...

Sipas INSTAT, në 6 muajt e parë të vitit kanë humbur jetën në vend 11,104 persona ku mesatarisht në vend kanë vdekur 61 persona në ditë. Duke e krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i vdekjeve ka rënë me 3.5%, pra në total janë 406 vdekje më pak. Numri më […]

Lexo më shumë