Shtohen 194 mln lekë, rriten kostot e buxhetit për aksin Lin-Pogradec

194 milionë lekë më shumë se sa ishte parashikuar në kontratën fillestare, pritet të kushtojnë punimet në aksin Lin-Pogradec.

Shtesa e fondit për firmën e kontraktuar për të kryer punimet është shtuar nga ARSH. Porcedura është bërë me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës.

Ndërtimi i kësaj rruge është rreth 1 km, ndërsa është parashikuar zgjerimi i rrugës ekzistuese, nëpërmjet strukturës “Gjysmë tunel” ose “Tunel i hapur”.

Kujtojmë që punimet për aksin kanë nisur që në shkurt të 2016-s duke u stërzgjatur për mbi dy vite. Tanimë të gjitha punimet pritet të përfundojnë në dhjetor të këtij viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet