Shteti ku emigrantëve iu japin 5000 euro vetëm që të largohen

Qeveria e Finlandës ka vendosur të dyfishojë ndihmën financiare për emigrantët azilkërkues që vullnetarisht largohen prej vendit. Sipas vendimit të fundit qeveritar, çdo migrant që largohet nga Finlanda do të marrë 5000 euro, ndërsa më herët shuma ka qenë 2500 euro, njofton portali “021”.

Autoritetet finlandeze morën vendimin, pasi gjithmonë dhe më pak emigrantë marrin vendimin që të kthehen në vendlindje. “Ne duam t’i inkurajojmë ata për të shkuar në shtëpi. Në vendin tonë aktualisht kemi mijëra njerëz që mohojnë azilin, nuk kanë leje qëndrimi dhe mbështetja që u ofrojmë atyre po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë”, tha Tarja Rantala nga Zyra e Migrimit.

Pavarësisht nga përpjekja e Finlandës për të inkurajuar emigrantët të largohen nga vendi, numri i vullnetarëve që u larguan nga Finlanda ra nga 1,422 në vitin 2017 në 646 vitin e kaluar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet