Shtëpia e Bardhë përgënjeshtron presidentin francez Macron

Presidenti i SHBA, Donald Trump dëshiron që trupat amerikane nga Siria të kthehen në shtëpi sa më shpejt që është e mundur. Ky është qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë bënë të ditur Agjencia e lajmeve Reuters ndërsa rikujton se presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka bindur presidentin Trump që të mbajë për një kohë të gjatë trupat amerikane në Siri.

“Misioni i SHBA nuk ka ndryshuar, Presidenti Trump e ka bërë të qartë se dëshiron që forcat e SHBA-së të kthehen në shtëpi sa më shpejt që të jetë e mundur,” tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders duke shtuar se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara që të shkatërrojnë plotësisht grupin militant Shteti Islamik dhe të krijojnë kushte që ata të mos kthehen më.

“Prandaj, ne presim që aleatët tanë rajonalë dhe partnerët, të marrin përgjegjësi më të mëdha, si në aspektin ushtarak dhe atë financiar, për të siguruar rajonin,” tha Sanders.

Deklarata e Shtëpisë së Bardhë vjen pasi presidenti i Francës, Emmanuel Macron në një intervistë për televizionin BFM, tha se në një bisedë telefonike me presidentin amerikan, para sulmit të forcave të koalicionit, kishte bindur Trumpin që të mos tërheq ushtrinë nga Siria.

“E kemi bindur se është e domosdoshme që të qëndroj atje. Kemi legjitimitet të plotë ndërkombëtar që të veprojmë në këtë kuadër. Тre anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit kanë ndërhyrë,” tha Macron në deklaratën e dhënë me rastin e një vjetorit të tij në krye të Francës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Leksioni i Studentëve

Nga Zef Bushati Përtej kryefjalës së këtyre ditëve “student” dhe përpjekjeve të kuptueshme për pronësimin politik të protestës, e cila…

Abissnet