Shtatë arsyet pse ndiheni gjithmonë të uritur

Publikuar më 15. 02. 2018 nga Jola Alimemaj

Ju ndiheni të uritur gjatë gjithë kohës dhe kërkoni që gjithmonë të keni diçka në dorë.  Por kjo është shumë e dëmshme, pasi përveçse do të shtoni në peshë, ju mund të bini pre edhe e ushqimeve aspak të shëndetshme.

Më poshtë do të zbuloni disa prej arsyeve pse ndiheni të uritur dhe kërkoni vazhdimisht të hani:

  • Edhe pse keni ngrënë, ndiheni sërish të uritur. Duhet të keni parasysh se duhet të pini një gotë ujë në mënyrë që uria juaj të ndërpritet.
  • Ju hani ushqime pa kalori dhe ato vetëm ju nxisin oreksin. Bëni mirë që të hani ushqime të shëndetshme.
  • Mungesa e gjumit ju bën që të ndiheni të uritur. Trupi prodhon hormonin e melatonisë, përgjegjës për urinë tuaj.
  • Stresi ju bën që të keni uri vetëm për faktin se aty mund të shkarkoni energjitë tuaja.
  • Mungesa e proteinave.
  • Mungesa e yndyrave të duhura.
  • Ngrënia në lëvizje.