Shqiptarja mes 10 kompozitorëve më të mirë në botë

Kompozitorja fituese e festivalit të RTSH-së me këngën “Përrallë”, Olsa Toqi, është duke marrë pjesë në një nga evenimentet më të rëndësishme të zhanrit operistik kontemporan, siç është “Internacional Opera Giaccomo Puccini” që u mbajt në Lucca.

Toqi është përzgjedhur ndër shumë kompozitorë pjesëmarrës nga e gjithë bota në 10-shen më të mirë me anë të projektit të saj operistik. Nën kujdesin e kompozitorit Girolamo D’eraco, Drejtor i Clauster Italia, Toqi ka kompozuar Operan ‘Meladrama’ .

Në Shqipëri opera e parë shqiptare “Mrika”, u kompozua më 1958, pak vite më vonë vijoi Skënderbeu dhe më pas nuk pati kompozime të tjera. Pas kaq vitesh Toqi është kompozitorja parë shqiptare që po kompozon Opera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet