Shqiptarja kampione e Ballkanit në “Kick Box”

Sportistët shqiptarë përherë e më shumë po shkëlqejnë në disiplinat e forcës. Kombëtarja shqiptare ka arritur rezultate mjaft të mira në Kampionatin Ballkanik të Ndeshjeve të Lira, kategori kjo e sportit të “Kick Box”. Në këtë event të mbajtur në Serres të Greqisë në datat 12 dhe 13 Maj, kombëtarja shqiptare u rendit e dyta, duke fituar 10 medalje në total. Por ajo që shkëlqeu më shumë në këtë event ishte sportistja Anxhela Aliaj, e cila u shpall kampione e Ballkanit në kategorinë 66 kilogramë. Ky është titulli i dytë radhazi që siguron për Shqipërinë sportistja e re.

Triumfi i saj merr edhe më shumë vlerë pasi ajo mundi në finale sportisten greke Tsobani Anna, e cila është kampione bote në këtë nivel të “Kick Box-it”. Triumfi i saj merr edhe më shumë vlerë pasi ajo mundi në finale sportisten greke Tsobani Anna, e cila është kampione bote në këtë nivel të “Kick Box-it”. Sportistja Aliaj u shpreh mjaft entuziaste për triumfin dhe premtoi tituj më të rëndësishëm në të ardhmen.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet