Shqiptarit në SHBA i buzëqesh fati, fiton 1 milion dollarë në lotari

Publikuar më 04. 12. 2017 nga Eno Shkëmbi

Një 41-vjeçar nga Shqipëria ka fituar 1 milion dollarë në “Michigan Lottery’s Powerball”. Edmond Nicaj arriti të gjente në mënyrë perfekte numrat fitues të kësaj lotarie, duke i dhuruar vetes shumën e majme.

“Unë blej një biletë lotarie herë pas here, por kësaj radhe ishte vërtet shpërblyese”, është shprehur shqiptari.

“E pash biletën në mëngjes, dhe nuk pushoja dot duke u hedhur nga gëzimi. Fëmijët më dëgjuan dhe zbritën poshtë. Djali im 6-vjeçar filloi të më pyeste se me sa zero ishte shuma që fitova”.

Ditën e premte Nicaj vizitoi ambientet e lotarisë, për të tërhequr çmimin e fituar. Bileta kushtonte vetëm 1 dollarë, dhe për kaq pak para, shqiptari arriti të bëhej milioner, raporton Opinion.al.

Me këto para, Nicaj ka planifikuar të paguaj faturat dhe të ndajë mënjanë disa para për 6 fëmijët e tij.