Shqiptarit i mbyllet lokali në Itali, ja çfarë ndodhte brenda tij

Publikuar më 07. 12. 2017 nga Xhentila Gjoshi

Gjykata e Torinos ka vendosur mbylljen e një lokali në zonë, që drejtohej nga një shtetas shqiptar. Vendimi sipas të cilit lokalit të shqiptarit i hiqet e drejta për ta mbajtur hapur së paku për 15 ditë dhe në rast përsëritje do t’i hiqet licenca, raportojnë mediat italiane.
Sipas policisë, lokali i shqiptarit rezultonte si një bazë ku mblidheshin njerëz të rrezikshëm, të kërkuar nga policia dhe me percedentë penale.
Në raste të tjera, në lokal ka pasur përplasje me armë dhe për këtë kanë bërë ankesë dhe denoncim banorë të zonës.
Një ditë më parë, në lokal ka pasur një sherr me armë të ftohta gjatë të cilit mbeti i plagosur një person dhe për këtë policia vuri në pranga si autor të dyshuar një shtetas shqiptar.