Shqiptari tërheq vëmendjen e gjermanëve, u ofron ushqim të pastrehëve (FOTO)

Foto 1 nga 3 Pas Para

Shpesh herë shqiptarët përmenden në mediat ndërkombëtare si trafikantë dhe hajdutë, por nuk mungojnë as shembujt e mirë.

I tillë është rasti i Albion Visokës, një shqiptar nga Podujeva e Kosovës, që ka tërhequr vëmendjen e mediave gjermane për shkak të gjesteve të tij humane.
Presigjozja “Bild” i ka kushtuar një artikull të riut, misioni i së cilët është t’u vijë në ndihmë shtresave në nevojë dhe të pastrehëve duke ju falur ushqim e pije.
Visoka është pronar i një picerie, ne Berlin. Ai tani tek banorët vendas njihet si shqiptari, të cilin e thërrasin kudo që ka njerëz të pa strehë ose që jetojnë në ambient të hapur.

“Njerëzit kanë nevojë për ndihmën tonë në këto temperatura, dhe shpresoj se mund të motivoj edhe lokalet e tjera që të ndihmojë edhe ata “, ka thënë ai.
Gazeta gjermane shkruan se si Albion Visoka u arratis nga Kosova me familjen e tij në 1997 në Gjermani.
“Babai i tij, Nasko Visoka 60 vjeç, është krijues i pasionuar picave në “Ceeser”, dhe e gjitha familja vepron si një ekip ne krijimin e picave. Për dy vjet, ata kanë furnizuar njerëzit e pastrehë në mjediset e hapura gjatë stinës së dimrit”, shkruan Bild.de.

Të tjera

Abissnet