Shqiptari shkakton panik në gjykatën greke: I rrëmben armën polices dhe qëllon, por…

Një shqiptar në Greqi është bërë protagonist i një ngjarjeje nga ato që jemi mësuar të shohim në filma. Mësohet se ai ka krijuar një situatë të rëndë në Gjykatën Gytheio, ku kërcënoi me armë ata që e kishin paditur.

Ai shfrytëzoi momentin e duhur teksa nuk ishte nën vëzhgim dhe i mori armën një prej oficereve të policisë që kishte pranë dhe e kërcënoi të largohej.

Mediat helene raportojnë se skena është parë edhe nga djali 5-vjeçar i punonjëses së policisë. 41-vjeçari shqiptar u afrua pranë personit që e kishte paditur për shpifje dhe akuza të rreme dhe sipas dëshmitarëve ai e shkrepi pistoletën, por ajo nuk punoi fatmirësisht.

Mësohet se incidenti krijoi momente paniku në sallë por nuk pati asnjë të lënduar. Efektivët e policisë ndërhynë për t’i marrë armën dhe e arrestuan shqiptarin. Policja humbi ndjenjat kur pa se 41-vjeçari iu afrua fëmijës së saj të mitur.

Nuk dihet identiteti i shqiptarit, por sipas mediave greke ai rezulton i dënuar për rrëmbim të fëmijëve dhe kontrabandë te paligjshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet