Shqiptari nuk i bindet urdhrit për të ndaluar, policia greke e ndjek duke e qëlluar me armë

Publikuar më 13. 11. 2017 nga Eno Shkëmbi

Një 22-vjeçar shqiptar i cili po transportonte klandestinë drejt Selanikut u plagos nga policia greke në kufirin Greqi-Turqi.

I riu u pikas nga policia ndërkohë që ishte në timonin e një furgoni të mbushur me 10 klandestinë pakistanezë.

Ai nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe shtoi shpejtësinë. Pak kilometra më larg humbi kontrollin e mjetit dhe furgoni doli nga rruga.

Policia greke bën me dije se “gjatë kohës që një polic mundohej t’i jepte ndihmën e parë, shqiptari ka tentuar t’i marrë armën”.

Mësohet se ka qenë polici tjetër i Patrullës që qëlloi mbi 22-vjeçarin shqiptar, ndërkohë që i plagosur mbeti dhe njëri prej klandestinëve.