Shqiptari “hero” në Austri, shpëtoi fëmijën e mitur (Foto & Video)

Gjatë javëve të fundit, emigrantët shqiptarë kanë dalë në media pasi kanë kryer veprime mbresëlënëse.

Një shqiptar nga Podujeva, Muharrem Behrami ka shpëtuar një fëmijë, i cili kishte mbetur i mbyllur brenda një oxhaku në Austri.

Ka qenë kosovari që ka dëgjuar të bërtiturat e 14-vjeçari, ndërsa ai menjëherë njoftoi policinë dhe zjarrfikësit, të cilët arritën ta shpëtonin pas ndërhyrjes në një kohë shumë të shpejtë.

Rasti në fjalë ka marrë vëmendjen e medias vendase, madje edhe gazeta “Land Leute” i ka kushtuar një faqe të plotë veprimit heroik të shqiptarit, i cili jeton prej vitesh në Linz të Austrisë.

“Një nga banorët e lagjes, shoferi i kamionit, Muharrem Behrami, dëgjoi thirrjet për ndihmë nga 14-vjeçari në 1:30 të mëngjesit. Kosovari menjëherë lajmëroi policinë. Dy zyrtarë kontrolluan të gjitha apartamentet, por fillimisht nuk gjetën asgjë. U deshën gati dy orë që britmat më në fund të lokalizoheshin.

Kur ishte e qartë se në cilën situatë ishte djali, departamenti i zjarrfikësve u alarmua në orën 3:30. Shpëtimi i fëmijës nuk ishte aq i lehtë. Nëpërmjet një ngushtice, forcat e punës mund të preknin krahët e Bibenit të dëshpëruar.

Ai po merrte frymë, por i mbërthyer në oxhaqet e ngushta dhe plotësisht i pafuqishëm. Në orën 4:30, fëmija u lirua më në fund nga oxhaku. Ai ishte plotësisht i lodhur dhe i çrregullt. Pas ndihmës së tij të parë nga ambulanca, ekipet mjekësore e çuan në spital”, shkruan gazeta.

Muharremi është shprehur se nuk e konsideron veten shpëtimtar, por këtë meritë tha ai e meritojnë zjarrfikësit dhe policia.

“Unë vetëm e kam bërë detyrën time si dhe e kam marrë telefonin. Heronjtë e vërtetë të natës janë zjarrfikësit, policia dhe ekipet e shpëtimit”, tha shqiptari për mediat vendase.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet