Shqiptari hap fabrikë droge në Angli, ja si u zbulua

Publikuar më 07. 12. 2017 nga Xhentila Gjoshi

Një tjetër fabrikë kanabisi është zbuluar nga autoritetet britanike në Plymouth të Anglisë, ndërsa një i ri shqiptar ra në pranga.
Oficerët kontrolluan një shtëpi në rrugën Hyde Park dhe zbuluan rreth 200 bimë kanabisi, pasi fqinjët kishin raportuar një aromë të çuditshme. Gjatë këtij operacioni u arrestua një 21-vjeçar shqiptar, i cili po përpiqej që të largohej nga banesa në momentin kur mbërriti policia.
I riu, identiteti i të cilit nuk dihet, aktualisht po mbahet nga oficerët e emigracionit.
Policia tha se kanabisi ishte mbjellë nëpër 3 dhoma. Bimët ishin rreth 1 metër e gjysmë të larta, ndërsa një prej dhomave përdorej për procesin e tharjes. Oficerët gjetën gjithashtu pajisje që përdoreshin për kultivimin dhe përpunimin e kanabisit.
Të paktën 2 persona besohet se punonin në këtë fabrikë, fakt ky i pohuar edhe nga fqinjët.
Sipas mediave lokale, operacioni i policisë kishte nisur prej disa ditësh, në përpjekje për të zbuluar burimin nga ku vinte era e kanabisit. /tvklan