Shqiptari dhunonte gruan, djali 13-vjeçar e denoncon te karabinierët

Një 13-vjeçar shqiptar ka denoncuar babain e tij, pasi ky i fundit po dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht gruan.

Mediat italiane raportojnë se personi i arrestuar është një 44-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili e kishte dhunuar edhe më parë bashkëshorten e tij. Më parë denoncimi ishte bërë nga fqinja italiane, por këtë herë viktima e dhunuar është shpëtuar nga djali i saj 13 vjeç.

I mituri ka qenë i pranishëm gjatë aktit të rëndë dhe menjëherë ka telefonuar autoritetet italiane, të cilët sapo kanë arritur në banesën e familjes shqiptare kanë proceduar me arrestimin e 44-vjeçarit shqiptar.

Gruaja ka raportuar se është dhunuar për vite me radhë.

“Grushte dhe kërcënime me vdekje nën efektin e kokainës”, i tha ajo policisë.

Ishte telefonata e djalit 13-vjeçar në mbrëmje rreth orës 21:30 minuta, duke kërkuar me dëshpërim ndihmë, dhe shpjeguar se babai i tij ishte kthyer në shtëpi, e kishte filluar të rrihte sërish nënën e tij, raportojnë mediat italiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Tradhtia e patriotizmit

Nga Koço Kokëdhima Në të njëjtën ditë që Rama përmbysi shqiponjën “korb” në hyrje të Tiranës, Macron në Paris fliste…

Abissnet