Shqiptari dhunohet brutalisht në burgun e Francës (VIDEO)

Një tjetër shqiptar ka rënë pre e dhunës brutale në burgjet e Francës. Ngjarja vjen vetëm dy muaj, pasi 23-vjeçar Florenc Beqiraj u masakrua për vdekje në burgun e Marsejës dhe ndërroi jetë pasi kaloi në koma.

Një video e rëndë ka mbërritur në redaksinë e “JOQ.al”, nga disa të rinj shqiptarë, që kanë arritur të filmojnë brenda një burgu në  Francë, masakrën që i është bërë një bashkatdhetari të tyre.

Në video mund të shikohet qartë djali i cili shtrihet për tokë, ndërsa në shumicën e kohës një polic që i vërsulet ashpër.

Të rinjtë që kanë dërguar videon theksojnë se: “Djali është masakruar, i kanë thyer krahun dhe e kanë lënë në ambientet e jashtme të burgut. Policët ose kanë dorë, ose nuk u plas për ne, se vetëm ashpër sillen”.

Në sfond dëgjohen të sharat e të rinjve kundrejt policëve, që siç duket nuk kanë shmangur ngjarjen dhe sigurisht, nuk mungojnë as të sharat ndaj shtetit shqiptar dhe kryeministrit Edi Rama.

Të tjera

Abissnet