Shqiptari bëhet hero në Austri, shpëton 14-vjeçarin e bllokuar në oxhak

Një shqiptar nga Kosova është kthyer në hero në Austri, pasi i ka shpëtuar jetën një adoleshenti 14-vjeçar, që kishte mbetur i bllokuar në një oxhak.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në Linz të Austrisë, ku Muharrem Behrami kishte reaguar menjëherë pasi dëgjuar thirrjet për ndihmë të adoleshentit.

Ai njoftoi menjëherë forcat e shpëtimit dhe ato zjarrfikëse, dhe më pas u bashkua me ta në operacionin e shpëtimit, ku në fund ia dolën të nxjerrin 14-vjeçarin nga vendi ku kishte mbetur.

Rasti ka marrë vëmendjen e mediave austriake, që i kanë kushtuar artikuj ngjarjes në fjalë. Shqiptari nga Kosova nuk e konsideron veten një hero, por thjesht është i kënaqur që i ka shpëtuar jetën fëmijës.

“Unë thjesht kam bërë detyrën time. Heronjtë e vërtetë të natës janë zjarrfikësit, policia dhe ekipet e shpëtimit”, deklaroi Muharrem Behrami. 14-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe gëzon shëndet të plotë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet