Shqiptari i arratisur alarmon Skocinë, ja apeli i policisë për qytetarët britanikë

Publikuar më 08. 11. 2017 nga Eno Shkëmbi

E gjithë policia skoceze është vënë në lëvizje për arrestimin e shqiptarit i cili u arratis nga qendra e emigrantëve në South Lanarkshire.

Bëhet fjalë për 25-vjeçarin Guxim Imero, i cili u zhduk në orët e vona të së hënës nga qendra Dungavel.

Oficerët e policisë thonë se shqiptari nuk e njeh mirë anglishten dhe nuk ka familje në Mbretërinë e Bashkuar, raporton BBC.

Ndërkaq autoritetet kanë bërë një përshkrim fizik të shqiptarit, duke u bërë thirrje qytetarëve britanikë të ndihmojnë në kapjen e tij.

“Do të inkurajoja çdo qytetar që të kontaktojë menjëherë policinë nëse ka informacion për vendndodhjen e Guxim Imerio, apo kanë informacione që mund të ndihmojnë policinë në gjetjen e tij”, thuhet në apelin e bërë.

Dyshohet se ai mund të fshihet në zonën e Mançesterit.