Shqiptarët transferuan 113 milionë euro jashtë

Publikuar më 14. 11. 2017 nga Jola Alimemaj

Transfertat hyrëse dhe dalëse të individëve në Shqipëri me vendet e Evropës, ato të BE dhe jashtë saj, arritën në vitin 2016 me mbi 1 miliardë euro.

Nga këto 900 milionë euro ishin hyrje valutore në vendin tonë dhe 113 milionë euro ishin dalje nga Shqipëria raportoi EUROSTAT. Në vitin 2016, flukset e parave të dërguara nga banorët e Bashkimit Evropian (BE) në vendet jashtë BE, të referuara si transferta personale arritën në 30.3 miliardë euro krahasuar me 31.3 miliardë euro në 2015. Eurostat sqaron se, shumica e transfertave përben fluksin e parave të dërguara nga emigrantët në vendin e tyre të origjinës. Suficite më të mëdha në transferimet personale u vunë re në Poloni dhe Portugali, ndërsa deficiti më i madh në Francë.

Midis shteteve anëtare për të cilat janë publikuar të dhënat, daljet e transfertave personale në vitin 2016 ishin më të larta në Francë (10,0 miliardë euro), e ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar (7,1 miliardë euro), Spanja (6,8 miliardë euro) dhe italia (6.2 miliardë euro). Në të kundërt, hyrjet më të larta u regjistruan në Portugali (3.3 miliardë euro, Poloni (3.0 miliardë euro), Mbretëria e Bashkuar (2.5 miliardë euro) dhe Rumani (2.4 miliardë euro).

Tepricën më të madhe nga hyrje daljet e ka pasur Kosova, Polonia, Portugalia dhe Rumania, ndërsa Franca shënon deficitin më të madh – 9.4 miliardë euro), e ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar me – 4.6 miliardë euro, Gjermania me – 4.2 miliardë euro dhe Italia me – 4.0 miliardë euro. Proporcioni më i lartë i hyrjeve dhe daljeve brenda BE ishte Sllovaki. Hyrjet jashtë BE-së ishin më së shumti në Francë dhe daljet jashtë BE-së në Slloveni. Në vitin 2016, në Sllovaki u regjistruan nivelet më të larta të hyrjeve nga vendet e tjera anëtare të BE-së (99%. Nga hyrjet jashtë BE rreth tre të katërtat e hyrjeve totale shkuan për Francën.